Trafot e vjedhura, deklarohet Trepça: Ishin jashtë funksionit, s’ndikojnë në operimin e ndërmarrjes


E shtunë, 2 Maj 2026
Trafot e vjedhura, deklarohet Trepça: Ishin jashtë funksionit, s’ndikojnë në operimin e ndërmarrjes

Ndërmarrja “Trepça” ka reaguar lidhur me vjedhjen e trafove, duke sqaruar se incidenti ka ndodhur brenda hapësirave të saj dhe se pajisjet e vjedhura nuk kanë qenë në funksion prej një kohe të gjatë.

Në njoftim thuhet se këto trafo më herët janë përdorur në njësi që tashmë janë jashtë funksionit, prandaj nuk ndikojnë në operimin apo afarizmin aktual të ndërmarrjes.

Po ashtu, bëhet e ditur se ato kanë qenë të planifikuara për zhvendosje edhe para se të ndodhte rasti.

Nga “Trepça” theksojnë se menaxhmenti do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmit dhe analizimin e plotë të rrethanave, si dhe do të bashkëpunojë me institucionet kompetente.

“Menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmit dhe shqyrtimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente”, thuhet në njoftim.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit