Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Tragjike: Vdes fëmija 4 vjeçar nga Kumanova i shkelur qëllimisht nga maqedonasi

Prizren Post | 01:08 - 02.07.2016

Para pak çastesh ka ndërruar jetë famija 4 vjeçar që ishte viktimë e një zënke banale para disa ditësh në Kumanovë, raporton Fakte.

Pas zënkës, një maqedonas i është vërsulur me makinën e tij familjes shqiptare në tentim për t’i shtypur. Nga sulmi, prindërit ngelën të lënduar, ndërsa një fëmijë 4 vjeçar u dërgua në klinikën e Shkupit, pasi u gjet në rrezik për jetën. Vetëm para pak çastesh i njejti ka ndërruar jetë.

Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar, ndërsa kryeshefi i policisë së Kumanovës dhe deputeti i BDI-së nga kjo zonë Rexhail Ismaili bënë thirrje për qetësi dhe ti lihet ligjit dhe organeve të rendit të merren me rastin.


Arivisti Company