Trajneri i Egjipitit jep lajmin e madh për Salah


E mërkurë, 6 Qershor 2018

Trajneri i kombëtares së Egjiptit, ka folur për paraqitjen e Mohamed Salah në Botëror.Ku kanë mbetur vetëm 8 ditë nga fillimi i Botërorit, trajneri i kombëtares egjiptiane konfirmoi se kur Salah do të jetë i gatshëm për lojë.

Sipas trajnerit të Egjiptit, Hector Kuper, Salah do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e parë.

“Salah është në një fazë të rikuperimit jo vetëm për trajtimin në shpatullën e tij”, theksoi Cuper.

“Ne duhet të përmirësojmë edhe mënyrën e tij të stërviturit dhe nivelin e fitnesit, sepse lëndimi nuk i ka lejuar atij që të stërvitet normalisht”, shtoi ai.

“Por, kemi lajme shumë të mira nga doktori ynë, dhe shpresojmë se do të jetë me ne para ndeshjes me Uruguajin”.

“Ne jemi optimistë dhe po e presim atë”, përfundoi trajneri i Egjiptit.Egjipti e zhvillon ndeshjen e parë të Botërorit ndaj Uruguajit, më 15 qershor.

Etiketa: , , ,