Tregimi mahnitës midis Musait dhe faraonit


E hënë, 7 Tetor 2013

Nga tregimet mahnitëse që All-llahu e përsëriti disa herë në Kur ’an, po ashtu edhe e lavdëroi, është tregimi i Musait alejhis-selam me Faraonin.

Dhe kjo, si shkak i urtësive të mëdha që përmban kjo ndodhi, si dhe këshillat e larta dhe prekëse që janë përfshi në të.

Në këtë tregim është lajmi i All-llahut të lartësuar për besimtarët dhe zullumqarët, kështu që t’i bëjë krenarë besimtarët dhe t’i ndihmojë, si dhe t’i poshtëroj pa besimtarët dhe t’i nënçmojë.

All-llahu i lartësuar thotë: “Këto janë ajetet e librit (të Kur’anit) të plotkuptueshëm. Që po t’i lexojmë ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e që është e vërtetë për një popull që beson” (Kasas 2-3).

Pasi që All-llahu i madhërishëm, dëshiroi ta zgjoi këtë popull nga padrejtësia e Faraonit, arroganca, mendjemadhësia dhe armiqësia e tij e manifestuar në forma të ndryshme, shfaqi shkaqe të mëdha, gjë që Faraoni nuk i ndjeu fare, po ashtu, as miqtë e as armiqtë e tij.

All-llahu i lartësuar e urdhëroi nënën e Musait alejhis-selam që ta vendos të birin e saj, Musain, në një arkë të mbyllur dhe ta hedh në lum, duke i premtuar së do ta ruaj si dhe e përgëzoi së prapë do t’ia kthej, po ashtu që do të rritët dhe do të shpëton nga kurthet e tyre, e me pas All-llahu i lartësuar do ta bej prej të dërguarve, All-llahu i lartësuar thotë: “…e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit” (Kasas 7).

Ajo, ashtu veproi siç ishte urdhëruar, All-llahu e dërgoi këtë arkë në brendësin e së cilës ishte Musai alejhis-selam duke i bartur valët e ujit deri sa arriti pranë Faraonit dhe familjes së tij “ E atë e gjeti familja e faraonit, ashtu që në fund ai t’u bëhet atyre armik e dëshpërim…” (Kasas 8).

Në këtë aludon se kujdesi nuk ka dobi prej kaderit, ngase që ajo e frikësonte Faraonin, dhe që e shtyri për t’i vrarë fëmijët e Beni Israilëve, All-llahu deshi që të rritët në shtëpinë e faraonit, duke u edukuar nga dora e tij, përkujdesja dhe mbikëqyrja e tij.

Prej mirësisë së All-llahut ndaj Musait dhe nënës së tij, All-llahu bëri që Musai të mos e pranoj gjidhënjen e asnjë gruaje, kështu që e nxjerrën në treg për të gjetur dike që e pranon gjidhënjen, erdh motra e tij e ai Musai ishte në këtë gjendje “Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij me parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?” (Kasas 8).

Fjala e saj përmban inkurajimin e saj ndaj kësaj familje si dhe sqarimin së kjo familje i plotëson kushtet e ruajtjes së plotë dhe mbikëqyrjes se mirë “Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë” (Kasas 13).

Pasi që Musai alejhis-selam arrit moshën e pjekurisë All-llahu i dha urtësi dhe dituri, urtësi që përmes saj i njihte dispozitat ligjore dhe gjykimin mes njerëzve, si dhe iu dha dituri e shumtë.

Pastaj, ndodhën disa ndodhi prej tyre vrasja e kiptasit nga ana e Musait alejhis-selam, konsultimi i Faraonit me të afërmit e tij dhe dakordimi i tyre për ta vrarë Musain alejhis-selam, pastaj i arrin lajmi Musait alejhis-selam dhe largohet nga Egjipti “E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç’po ndodh)…” (Kasas 21), dhe iu lut All-llahut “…dhe tha: “O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar” (Kasas 21).

Pasi këtij udhëtimi, All-llahu i madhërishëm e nderoi me martesë, me një grua të mirë, pastaj e nderoi All-llahu i lartësuar me mrekullinë me të madhe, duke i dhuruar mirësinë me të madhe, kështu që e bëri prej të dërguarve “Ai (All-llahu) tha: “O Musa, Unë të gradova ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merre atë që ta dhash dhe bëhu mirënjohës” (‘Araf 144).

I ndihmoi All-llahu i lartësuar me argumente të shkëlqyera dhe të dukshme “Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.” (Kasas 32).

E urdhëroi All-llahu i lartësuar që të shkoi tek Faraoni dhe ta fton në besim, e urdhëroi që t’i drejtohet me fjalë të buta kështu që ndoshta e përkujton vetën apo frikësohet.

Pastaj, Musai alejhis-selam kërkoi nga All-llahu që ta ndihmoi në bartjen e këtij mesazhi, dhe t’i jep sukses në atë që All-llahu ia besoi “Ai (Musai) tha: “O Zoti im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më mbysin!” E vëllai im, Haruni, është më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar” (Kasas 33-34).

Atëherë All-llahu iu përgjigj kërkesës së tij “(All-llahu iu përgjigj) Tha: “Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t’ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t’u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë” (Kasas 35).

Më pas vjen urdhri hyjnorë tek Musai dhe vëllai i tij, Haruni alejhimes-selam për ta zbatuar këtë çështje të rëndësishme dhe përmbushjen e kësaj kërkese të lartë “Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar. Atij i thoni fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet. Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t’i kalojë kufijtë kundër nesh”. Ai (All-llahu) tha: “Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç’do t’ju thotë) dhe shoh (ç’do të bëjë me ju)”. I shkoni e i thoni atij: “Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë me ne, e mos i mundo! Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë. Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit” (Ta ha 42-48).

Niset Musai dhe vëllai i tij, Haruni alejhimes-selam me gjithë trimërinë, forcën dhe më besim në vetveten për ta interpretuar mesazhin e All-llahut dhe zbatimin e urdhrit të Tij subhanehu ue te’ala.

E dërgoi All-llahu i lartësuar Musain alejhis-selam më argumente të qarta tek Faraoni i cili bënte mendjemadhësi ndaj të tjerëve, dhe pohonte që unë jam Zoti i lartë, i erdh Musai më argumente të qarta dhe e ftoi në adhurimin e Zotit e tokës dhe të qiejve, kurse Faraoni ia kthej me urrejtje dhe mohim “(Faraoni) Tha: “E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?” (Shuara 23), e urrejti Zotin e madhërishëm më urdhrin e të Cilit janë ngritur toka dhe qiejt, si dhe për Të ka argumente në çdo gjë nga krijesat.

Atëherë Musai alejhis-selam i tha: “Ai i tha: “Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!” (Shuara 24).

Në qiej dhe në tokë, dhe në atë që është mes tyre ka argumente bindëse për ata që binden.

Atëherë Faraoni iu drejtua të pranishmëve duke u tallur dhe me përqeshje ndaj Musait alejhis-selam: …”A nuk e dëgjoni?!” (Shuara 25).

Musai alejhis-selam ia përkujtoj prejardhjen e tij, i krijuar nga asgjë, dhe njëkohësisht duke shkuar në shuarje ashtu siç kanë shkuar të parët e tij, Musai i tha: “Ai (Musai) tha: “Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!” (Shuara 26).

Aty për aty Faraoni shfaqi mendjemadhësinë e tij të dëmtuar dhe tha: “(Faraoni) Tha: “Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!” (Shuara 27).

Kështu që e ofendoi të dërguarin, e po ashtu edhe Atë që e dërgoi, All-llahun e lartësuar, mirëpo Musai ia kthej së më të vërtetë çmenduri është urrejtja e Krijuesit të madhërishëm dhe i tha: “(Musai) Tha: “Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç’ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!” (Shuara 28).

Pasi që Faraoni nuk kishte mundësi t’i kundërvihej të vërtetës, iu kthye kërcënimeve dhe premtoi së do ta burgos, dhe tha: “(Faraoni) Tha: “Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!” (Shuara 29).

Musai alejhis-selam vazhdimisht i sjellte argumentet siç është dielli i ndritshëm, kurse Faraoni mundohej me gjithë mundin e tij dhe pretendimin e tij për t’i mposhtur dhe zhdukur faktet e Musait alejhis-selam, sa që i tha popullit të vet: “Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: “O popull imi, a nuk është i imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?” Pra, unë jam më i mirë se ky qyqar që mezi flet! Përse nuk i janë vënë atij byzylykë nga ari, ose të kenë ardhur bashkë me të engjëjt shoqërues? Dhe ashtu ai e frikësoi popullin e vet, e ata e respektuan, por ata ishin vërtet popull i shkatërruar. Kur ata nxitën hidhërimin Tonë, Ne iu hakmorëm atyre dhe i përmbytëm të gjithë. Dhe i bëmë ata shembull e përvojë për të tjerët” (Zuhruf 51-56).

Tregimi i përmbysjes së tyre; All-llahu i lartësuar e frymëzoi Musain alejhis-selam duke i thënë që ta merr popullin e tij natën dhe të dalin nga Egjipti, atëherë Faraoni u preokupua shumë me këtë çështje, kështu që dërgoi në gjitha vendet e Egjiptit emisarë me qellim për të tubuar njerëz-ushtarë, për ta kapur Musain dhe për të arritur atë që e deshironte All-llahu, Faraoni e tuboi popullin e tij dhe dolën pas Musait alejhis-selam në drejtim të detit të kuq “Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: “Me siguri na zunë!” (Shuara 61).

Detin para neve, nëse ne futemi në të do të fundosemi, Faraoni dhe populli i tij mbrapa, kështu që nëse ndalemi do të na kapin! Atëherë Musa alejhis-selam tha: “Ai (Musai) tha: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë” (Shuara 62).

Pasi që arritën tek deti, All-llahu e urdhëroi Musain që t’i bie detit me shkop, dhe i ra, u hapën dymbëdhjetë rrugë në det, kështu që uji i rrjedhshëm u bë sikur të ishin kodra të mëdha, pasi doli Musai dhe populli i tij, Faraoni me ushtrinë e tij vetëm ishte futur brenda atyre rrugëve, All-llahu i lartësuar e urdhëroi detin që të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme, kështu që e përmbysi Faraonin dhe ushtrinë e tij, dhe ata përfunduan të fundosur në ujë.

Shikoni – All-llahu iu mëshiroftë – në atë që e përmban ky tregim nga këshillat dhe argumentet, Faraoni i mbyste bijtë e Beni Israilëve nga frika e Musait alejhis-selam, Musa u edukua në pallatin e tij dhe nën përkujdesjen e gruas së tij!!

Mënyra së si u ballafaqua Musai alejhis-selam me këtë mendjemadh, kryeneç, duke ia treguar të vërtetën haptazi dhe duke biseduar me të direkt “Më të vërtetë Zoti juaj është All-llahu, Zoti i gjitha botëve”, kështu që All-llahu e shpëtoi Musain Alejhis-selam prej tij.

Uji ishte i rrjedhshëm, u shëndrrua në gjendje të ngurtë sikur të ishin kodra dhe krejt kjo me vullnetin e All-llahut, u bë rrugë e tharë e pa baltë dhe pa rrëshqitje!!

Mënyra së si e shkatërroi All-llahu këtë mendjemadh kryeneç me çfarë ai mburrej, mburrej së lumenjtë rrjedhin poshtë sundimit të tij, kështu që All-llahu e shkatërroi më ujë!!

Pa dyshim, së shfaqja e mrekullive të All-llahut në krijesat e Tij është mirësi e madhe, gjë që meriton të lavdërohet dhe falënderohet, posaçërisht kur ndihma e All-llahut vjen tek miqtë dhe pala e Tij, për t’i ndalur miqtë e shejtanit dhe grupin e tij.

Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem kur erdhi në Medine i gjeti çifutët duke agjëruar ditën e dhjetë të muajit Muharrem dhe thonin: Kjo është dita kur All-llahu e shpëtoi Musain alejhis-selam dhe popullin e tij dhe e shkatërroi Faraonin dhe popullin i tij, pastaj Musai agjëroi në shenjë falënderimi, atëherë Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem tha: “Ne jemi me meritor ndaj Musait së sa ju”, pastaj agjëroi Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem dhe i urdhëroi të tjerët të agjërojnë .

Është pyetur Pejgamberi salAll-llahu alejhi ue sel-lem për agjërimin e kësaj dite, tha: “Konsideroi që All-llahu i falë mëkatet e vitit të kaluar” .
Pra, duhet muslimani ta agjëroi këtë ditë, ditën e ashures, po ashtu edhe ditën e nëntë, kështu që ta arrijë vlerën e kësaj dite, si dhe t’i kundërshtoi çifutët në këtë çështje që e ka urdhëruar i Dërguari salAll-llahu alejhi ue sel-lem.

Shejh Abdurr-Rrezak ibën Adul-Muhsin el-Abbad.