Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Tregu farmaceutik, përplot me barna të kontrabanduara

Prizren Post | 20:21 - 08.09.2014

Barnat të shumta të kontrabanduara vazhdojnë të qarkullojnë në treg. RTK ka siguruar disa produkte farmaceutike të cilat kanë banderolën e infuzionit ndërsa janë tableta dhe shurupe të ndryshme.

Përfaqësues të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës thonë se këto barna janë ilegale dhe se ato banderola janë vendosur qëllimisht nga pronarët e depove farmaceutike.

Këtë situatë të krijuar, zyrtarët e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale e arsyetojnë me numrin e vogël të inspektorëve që veprojnë në terren.
Në disa barnatore në Prishtinë, shiten këto barnat të cilat kanë banderola krejtësisht të kundërt me përmbajtjen dhe emrin e tyre.

Përfaqësues të shoqatës farmaceutike thonë se këto barna janë të kontrabanduara dhe arsyeja pse kanë banderolën e infuzionit është sepse banderolat më se lehti tërhiqen nga shishja e infuzionit.

`Shenjat identifikuese nëse një ilac është i kontrabanduar janë. Të gjithë qytetarët duhet ta dinë, është nurmi i serik, pastaj forma dhe emri, mirëpo më së lehti qytetarët e kanë ta vërejën më emër. Ky ilac nu ke ka banderollën e duhur”, tha Dren Qerimi, anëtar i kryesisë së Shoqatës Farmaceutike të Kosovës

Zëdhënësja e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, Pranvera Behrani, thotë se inspektorët e këtij institucioni kanë hasur në raste të tilla dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba, mirëpo sipas saj, ato vazhdojnë të jenë në treg për shkak se nivel vendi janë të angazhuar vetëm 9 inspektorë farmaceutikë.

” Ne i kemi dy inspektor ne veri të vendit dhe dyshojmë se pjesa më e madhe e këtyre barnave ilegale po hyn nga atje. Ne kemi bërë disa herë kërkesa që ky numër i inspektorëve të shtohet, dhe në një të ardhme të afërme numri i tyre do të shtohet dhe shpresojmë që në një të ardhme të afërt ta zhdukim tregun e zi në Kosovë”, tha Behrami.

Behrani thotë se nga inspektimet në terren, gjatë gjashtë muajve të këtij viti janë ndëshkuar 58 barnatore ndërsa tetë janë mbyllur./RTK/


Arivisti Company