Treni politik serb që nxorri në pah paaftësinë politike të qeverisë së Kosovës


E hënë, 13 Shkurt 2017

Gen KELMENDI

ÇFARË DO TË NDODHËTE NË RAST SE TRENI POLITIK SERB DO TË FUTEJ NË KOSOVË?!

Nëse treni politik sërb do të futej në territorin e Kosovës, kjo nuk do të ishte vetëm dështim i shtetit ligjor të Republikës së Kosovës, por do të ishte dështim edhe për faktorinë ndërkombëtarë, për vetë Bashkiminë Europian, i cili ka investuar në vazhdimësi në bisedimet e Kosovës e Sërbisë, në të ardhmën europiane të shtetit të Kosovës, ndërsa me këtë rast do të viktimizohej përball një instrumenti politik të shtetit sërb dhe do të tregohej e paaftë për ta mbrojtur të drejtën sublime të një shteti si Kosova që ajo vetë (BE-ja) ka investuar me mekanizmat më të mëdha në ndërtimin e saj, duke e lënë tani atë t’i shkilet e drejta sublime e universale e saj – qeverisja e lirë e sovranitetit të shtetit.

Në rast se kjo do të ndodhëte, atëherë Kosova dhe elita politike e saj duhet t’i rikonstruktoj dhe t’i rishikojnë qendrinet dhe orintimet e saja drejtë europës. Deri sot kemi synuar europën; nga tani e tutje duhet të synojmë Kosovën dhe të ardhmën e qytetarëve të saj.

NDËRHYRJA NË KUFI PËR TA NDALUR TRENIN, ISHTE REZULTAT I PRESIONIT NDËRKOMBËTAR DHE MBARËQYTEAR, E JO GUXIM INSTITUCIONAL

Ministri që ua tregonte vijat e kuqe shtetit të Turqisë; “veteranët” që kanë lindur pas vitit 1991 e që kërkojnë tu njihet statusi i veteranëve të UÇK-së; dhe, ata që shteti “i kufrit” i pengoj të shkojnë në tokën e shamit për ta dëshmuar “shehidllëkun”, – të gjithë këta e kishin mundësinë që ta dëshmonin vetën e tyre, atje ku shteti serb po tentonte t’a fuste trenin ilegalisht në Veriun e Mitrovicës. Kjo nuk është nxitje, por irronizim, ngase e njohim demagogjinë e tyre.

Çështja është më e dërlikuar se sa irronizimi. Ardhja e trenit politik në këtë formê është ndërhyrje e drejtëpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës. Ndonëse kjo linje hekurudhore është aktive që nga paslufta, dhe ndonëse lirija e lëvizjes së lirë është e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare, megjithatë, kjo levizje tani, ky trenë në këtë formë, me mbishkrime nacionaliste sërbe në të dhe me mbishkrimin në sipërfaqjen e trenit “Kosova është Sërbi”, ishte provokim politik për autoritetet e Kosovës dhe ndërhyrje në sovranitetin e saj. Kjo ndodhi mu në kohën kur shteti sërb e humbi betejën me autoritetet franceze për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Këtij guximi politik të Sërbisë duhet t’ja shtuar edhe përkrahje e ish-zëvëndësshefit të CIA-së për ballkanin, Steven Meyer, i cili pak ditë para rastit të trenit, për mediat sërbe i këshillonte autoritetet e Sërbisë se si ta pushtonin Veriun e Mitrovicës, që të hiqnin dorë nga dialogu aktual dhe të kërkonin ndarjen e Kosovës në vija etnike, – sipas planit të Samardjicit të vitit 2008.

Autoritetet e Kosovës vazhdonin të heshtnin. Paaftësija e tyre për të treguar fuqinë e rendit juridik, gati sa nuk lejojë futjen ilegale të zyrtarëve sërb në Veri të Mitrovicës përmes trenit politik. Reagimi i vonuar i qeverisë ishte më shumë si rezultat i presionit shoqëror, i reagimeve të qytetarëve, se sa vullnet institucional për të ndërhyrë në këtë situatë.
Megjithë këtë provokim nga shteti sërb, Kosova vazhdonë të bëjë bisedime pakushte me Sërbinë. Atë që e fituam me luftë po e humbasim me dialog-bisedime. Ndërsa autoritetët e Kosovës pas gjithë kësaj, do e presinë datën e ardhshme për t’u ulur prap në bisedime pakushte me Serbinë!

ROSU-THACI-MUSTAFA, APO TRIK I VETË BEOGRADIT!

Pas vendosjes së Njesisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, në kufi me Serbinë, filluan të marshojnë përkrahjet entuaziaste ndaj saj, ROSU-së, derisa në anën tjetër po të njejti qytetar vazhdonin ta kritikonin qeverinë e Kosovsë si fajtore për gjithë këtë situat të krijuar, si rezultat i bisedimeve pa kushte me Serbinë.

Duhet ta sçarojmë një gjë. Jemi shtet ligjor, jo shtet paraushtarak. Forcat policore apo ato ushtarake veprojnë në bazë të urdhërave nga hierarkia qeverisëse, në këtë rastë Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Kosovës. Që do të thotë se, ROSU nuk u pozicionua apo nuk veproj pse pati vetë dëshirë, mirëpo pse ishte e ngarkuar me atë detyrë nga autoritetet e Kosovës. Që i bie se, çdo pelqim-përkrahje për ROSU-në është pelqim-përkrahje edhe për qeverinë Thaçi-Mustafa.

Sa për mendimin tim, qeveria e Kosovës nuk do të kishte pasur guxim politik t’a dërgonte asnjë forcë policore në pikat kufitare nga ku do të kalonte treni politik sërb. Mirëpo prapa gjithë kësaj qëndron agjentura ndërkombëtare, në krye me SHBA-në, të cilat e kanë diktuar qeverinë e Kosovës se si të veproj në këtë situatë.

Nëdrsa, a është ky sukses apo jo, mendoj që është gëzim i panevojshëm, ngase mos hyrja e trenit politik sërb në Kosovë nuk është meritë e presionit apo guximit politik nga Prishtina zyrtare, apo e forcave ROSU të vendosura atje, mirëpo, është taktikë e vetë Beograditë i gjithë ky aksion. Fillimisht vendosja e “eksplozivit” në shinat e trenit, nga vetë sherbimet sërbe, dhe më pas tërheqja dhe kthimi prapa kinëse janë të rrezikuar nga sulmet terroriste të shqiparëve, e që më këtë synonin t’ua dërgojnë mesazhin Bashkimit Europian se ne nuk jemi të lirë të lëvizim lirshëm dhe ndjehemi të kërëcnuar nga Kosova. Me këtë synuan dëmtimin e imazhit të Kosovës me vetëm një trik të thjeshtë. Dhe këtë e arriti deri në një farë mase.

18 AUTOBLINDA DHE NJËSITI ROSU PËRBALL VETËM NJË TRENI ME UDHËTAR CIVIL!

Serbia dërgoj vetëm një tren me udhëtar civil drejtë Kosovës, ndërsa autoritetet e Kosovës dërguan 18 autoblinda në veri për t’u përballur me ta!

Paaftësia e qeverisë sonë jo vetëm që i terrorizoj qytetarët me eksagjerimin e kësaj situate, gjë që kishte mundur të zgjidhej krejtë qetësisht, mirëpo gati sa nuk e futi Kosovën në një konlfiktë të armatosur me shtetin e tretë më të fortë ish-Jugosllav.

Mobilizuam pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, dhe mbi 18 autoblinda -duke treguar muskuj- kundër një treni me udhëtar civil, derisa që 17 vite nuk jemi në gjendje të largojmë një barrikadë të huliganëve në veri të Mitrovicës! Ky është fundi i një shtetit të presupozuar ligjor!

REKOMANDIME PËR THEMELIMIN E USHTRISË SË KOSOVËS

Pasi që buxheti i Kosovës është minimisht i limituar, dhe ndarja e saj (buxhetit) është e ndikuar politikisht, selektive, duke mos i favorizuar fushat strategjike, e që ndër më të dëmtuarat nga kjo është buxheti i ndarë për Policinë, FSK-në që mjerrisht favorizohen shumë pak. Roli i saj u vë në pah dhe në nevojë mu këto ditë të tensionimit të situatës në kufi me Serbinë, por që kapacitetet e saja të vogla e bëjnë atë të padobishme. Nga kjo situatë, nga ky buxhet i limituar dhe nga kjo ndarje e buxhetit selektive, as që mund të mendohet për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Ajo mund të ndodhë vetëm si akt juridik, mirëpo buxheti i tanishëm i Kosovës nuk mund t’i përmbush as nevojat minimale për mobilizimin e saj dhe për përgaditjen e saj me paisjet esenciale që janë shumë të kushtueshme.
Nevoja për thenelimin e ushtrisë është prioritet që nuk lejonë të humbet kohë ë shumë, ngase mungesa e saj terrorizoj qytetarët e Kosovës me vetëm një trenë me udhëtar civil të nisur nga Sërbia. Çka nëse nesër Sëbia nisë Forcat e Njësisë Spciale drejtë kufirit me Kosovën, e mos të flasim për ushtrinë e saj!

Nga këto rrethana, nga kjo nevojë e madhe që kemi për ushtrinë tonë, dhe nga kjo pamundësi financiare e buxhetore, mendoj që kjo është e mundur vetëm përmes kësaj forme:

1. Të kërkohet që Kuvendi të themeloj një komision të veçant për themelimin e ushtrisë së Kosovës;

2. Komisioni për thenelimin e ushtrisë së Kosovës t’i propozoj Kuvendit të Kosovës një projektligj, përmes së cilit, ndër të tjera, të kërkohet që në emër të shtetit të Kosovës të gjithë punonjësve civil nga paga mujore e tyre t’u ndalet nga një shumë modeste (1€ psh) e cila do të shkonte në buxhetin për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Kjo të vlente edhe për ndermarjet dhe bizneset private.

Kjo bëhet në emër të shtetit tonë, në emër të të ardhmës së fëmijëve tanë. Askush nuk duhet të prekët e të ndihet i dëmtuar që shteti ua ndal nga një shumë fare të vogël në muaj sepse ato para do të shkojnë në investimin e sigutisë sonë. Ndërsa siguria është e shenjtë.

Thirrjet për tubimin e fondeve të tilla vullnetarisht nuk funksionojnë. Ngase njerëzit thuajse nuk po i paguajnë obligimet e tyre personale, rrymen, ujin, e lëre më të paguajnë për diçka tjetër nga e cila mund të mendojnë se nuk do të kenë dobi fare nga ajo.
Andaj një nismë e tillë duhet të bëhet në mënyrë institucionale, që qeveria t’ua ndal nga rroga qytetarëve të saj një shumë fare modeste që do të shërbejnë për financimin dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.

*Autori është studiues i Shkencave Juridike

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,