Trump akuzon Google për fshehje të lajmeve reale


E martë, 28 Gusht 2018

Washington – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka akuzuar kompaninë Google për fshehje të raportimit të lajmeve reale dhe ka thënë se ai do të trajtojë këtë çështje por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Në llogarinë e tij të Twitter, Trump ka shkruar se Google është duke i lejuar vetëm ”lajmet falso” që të raportojnë kundër tij, shkruan Euronews.

Madje ai këtë e konsideron si problem shumë të rrezikshëm sepse Google ka lejuar vetëm kanalet kryesore të CNN-it dhe i ka bllokuar zërat e politikanëve konservatorë që kanë komentuar në favor të Presidentit Trump.

”Kjo është një situatë shumë serioze dhe do të adresohet” ka shkruar ai në Twitter pa ofruar më shumë detaje.

Etiketa: , ,