Trump korrigjon gabimin – muslimanët janë njerëz të mrekullueshëm


E diel, 20 Shtator 2015

Donald Trump të shtunën i është përgjigjur një pyetjeje të CNN-it në lidhje me atë nëse myslimanët janë kërcënim për SHBA-të, duke thënë: “Unë i dua muslimanët. Mendoj se janë njerëz të mrekullueshëm”.

Kandidati kryesor i Republikanëve për president këto komente i bëri pas një fjalimi që mbajti para nxënësve të shkollave të mesme në Iowa të shtunën mbrëma.

Në pyetjen se a do të shqyrtonte mundësinë që të ketë muslimanë në kabinetin e tij, ai ka thënë: “Absolutisht, s’kam asnjë problem për këtë”.

Gjatë këtij fjalimi me nxënësit, ai i këshilloi ata që të rrinë larg drogës dhe alkoolit, ndërsa duhet të ndjekin ëndrrat e tyre për profesionin që e duan.

Ndërkaq, ditë më parë, gjatë një tubimi elektoral, Trump nuk mbrojti muslimanët kur dikush nga publiku i tha atij se “muslimanët janë duke u trajnuar për të vrarë amerikanët”, si dhe për atë se “Barack Obama është musliman” dhe se “nuk ka lindur në SHBA”.

Ai u kritikua shumë për qasjen e tij ndaj këtyre dy çështjeve, duke qenë se Obama e ka publikuar certifikatën e tij të lindjes ku precizohet se nuk është mysliman, dhe se ka lindur në SHBA.

Etiketa: , ,