Truri i njeriut zhvillohet 3 muajt e parë të jetës


E diel, 17 Gusht 2014

1376048917_31
Truri i njeriut rritet në mënyrë shumë të shpejtë. Menjëherë pas lindjes, brenda 3 muajve ai arrin gjysmën e pjekurisë së trurit të një të rrituri.

Këto janë rezultatet e një studimi më të fundit të realizuar nga JAMA Neurology.

Duke përdorur teknika të avancuara të skanimit, shkencëtarët zbuluan se truri i të vegjëlve të gjinisë mashkullorë rritej shumë më shpejt sesa ai i femrave.

Ajo pjesë e trurit që lidhet me ecjen zhvillohej shumë më shpejt, ndërsa ajo pjesë që lidhet me memorien zhvillohej më ngadalë.

Shkencëtarët thonë se këto të dhëna të reja mund t’i ndihmojnë ata që të identifikojnë shenjat më të hershme të zhvillimit të vonuar siç është autizmit.

Udhëhequr nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Kalifornisë, studiuesit skanuan trurin e 87 foshnjeve të shëndetshme nga momenti i lindjes deri në 3 muaj.

Ata panë se ndryshimet më të mëdha ndodhnin menjëherë pas lindjes.

Truri i të porsalindurve rritej me një përqindje mesataret prej 1 % në ditë.

Ky zhvillim ngadalësohej duke shkuar në 0.4 % në ditë, në fund të periudhës 90 ditore.

Shkencëtarët thonë se duke regjistruar trajektoren e rritjes normale të pjesëve individuale të trurit mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë sesi lindin çrregullimet e hershme.

Ata zbuluan se cerebellum, një zonë e trurit që lidhet me kontrollin e lëvizjes, përgjatë 90 ditëve, kishte rritjen më të shpejtë, gati dyfish në raport me pjesën tjetër të trurit.

Pjesa më e vonuar ishte hippocampus, një strukturë që luan rol tepër të rëndësishëm, sa i përket memories.

Sa i përket fëmijëve që lindin para kohe, shkencëtarët vunë re se truri i tyre ishte 4 % më i vogël se ai i fëmijëve të lindur normalisht.

Pavarësisht rritjes së shpejtë, truri i tyre gjithsesi ishte 2 % më i vogël në fund të 3 muajve.

Tashmë shkencëtarët do të studiojnë nga afër për të përcaktuar nëse konsumimi i alkoolit dhe drogës gjatë shtatzënisë ndikon në madhësinë e trurit në lindje.