Tuberkulozi, aq vdekjeprurës sa edhe HIV-i


E mërkurë, 28 Tetor 2015

16800

Tuberkulozi tani renditet përkrah virusit HIV si sëmundja më vdekjeprurëse, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të dyja sëmundjet kanë qenë shkaktare të 1.1 milion deri në 1.2 milion vdekjeve në vitin 2014.

OBSH thotë se shifrat nga tuberkulozi janë të papranueshme për një sëmundje që mund të shërohet.

Raporti i OBSH-së “Tuberkulozi Global 2015” tregon po ashtu për hapa të mëdhenj që janë bërë në trajtimin e tuberkulozit dhe thotë se norma e vdekjeve gati është përgjysmuar nga viti 1990.

Vdekjet nga HIV-i gjithashtu kanë rënë për shkak të qasjes së përmirësuar në ilaçet antiretrovirale.

Shumica e rasteve të reja të tuberkulozit janë regjistruar në Kinë, Indi, Indonezi, Nigeri dhe Pakistan.(rel)