Turqi: Partitë politike të gjitha së bashku kundër grusht shtetit


E martë, 26 Korrik 2016

partite

Ankara – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan priti dje në kompleksin presidencial në Ankara liderët e AK Partisë, Partisë Republikane Popullore (CHP) dhe Partisë Lëvizja Nacionaliste Popullore (MHP) për ti përgëzuar ata për qëndrimin që mbajtën përballë tentativës për grusht shteti natën e 15 korrikut.

Lideri i AK Partisë Binali Yıldırım, lideri i CHP-së Kemal Kılıçdaroğlu dhe lideri i MHP-së Devlet Bahçeli qëndruan në takimin me Presidentin Erdoan për rreth 2 orë e 40 minuta.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin tha se në këtë takim liderët u informuan mbi zhvillimet e natës së tentativës tradhtare dhe biseduan për masat e marra për të penguar përsëritjen e rasteve të tilla.

Presidenti Erdoan në këtë audiencë i falënderoi liderët për qëndrimin që demonstruan më 15 korrik dhe u përcolli atyre rëndësinë që ka bashkëpunimi në zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në hetimet që ndiqen në kuadër të kësaj, sqaroi Kalin dhe nënvizoi se liderët ranë dakord për të vazhduar dialogun politik.

Kurse autoritetet e partisë CHP në deklaratën që bënë pas kësaj mbledhjeje historike e vlerësuan takimin “si një takim shumë pozitiv, i cili do ti shërbejë procesit të normalizimit të politikës turke”.