Turqi: Prokuroria lëshon urdhërarrest për 139 nëpunës


E mërkurë, 24 Maj 2017

Prokuroria shtetërore në Ankara vërtetoi se 30 nëpunës në Ministrinë turke të Zhvillimit dhe po aq ish-nëpunës në Ministrinë e Arsimit e kanë shfrytëzuar sistemin e shifruar sekret të komunikimeve në kuadër të strukturave terroriste të FETO-s, dhe për këto persona janë lëshuar urdhër arreste.

Bëhet fjalë për ish-nëpunës të cilët janë larguar nga vendet e punës gjatë hetimeve të kaluara, të cilat shpiejnë në lidhjen e tyre me organizatën terroriste FETO, e cila më 15 korrik të vitti të kaluar kreu tentim për grusht shteti në Turqi.

Paralelisht me këtë, po e njëjta prokurori sot në mëngjes lëshoi fletë-arrest dhe urdhër-arrest për edhe 79 nëpunës në institucionet lokale në Ankara, për të cilët po ashtu është vërtetuar se kanë përdorur rrjetin e komunikimit “ByLock”. Bëhet fjalë për gjithsej 60 nëpunës të administratës së qytetit në Ankara dhe 19 nëpunës në komunat Sinxhar, Kecioren dhe Kahramankazan.

Në mesin e tyre, 56 akoma janë nëpunës aktiv dhe 23 nëpunës të cilët më herët janë shkarkuar nga funksioni, raporton AA.

Pjesëtarët e policisë turke, më saktë të Departamentit për luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, filluan operacion të gjerë me qëllim të arrestimit të të dyshuarve.

Etiketa: