Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Turqi, pushime falas për familjet e viktimave të shtetasve gjermanë

Prizren Post | 11:18 - 20.01.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Stamboll – Kemi kontaktuar me konsullatën gjermane dhe morëm përkrahje për idenë tonë. Si komunë, do të sigurojmë mjete për familjet e të pësuarve”, tha Mustafa Gul.


Kryetari i komunës Kemer në Turqi, Mustafa Gul, njoftoi se për familjet e turistëve gjermanë të cilët humbën jetën në sulmin e fundit terrorist në Stamboll do t’u mundësohet të kalojnë pushimet në pjesën turke të Mesdheut falas një javë në vit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një bashkëbisedim me gazetarin e AA-së, Gul tha se një numër i madh i turistëve gjermanë kanë si destinacion pushimi Kemerin dhe prandaj autoritetet e këtij qyteti dëshirojnë që me një vepër të mirë të solidarizohen me familjet e viktimave gjatë sulmit të 12 janarit në lagjen Sultanahmet.

“Kemi kontaktuar me konsullatën gjermane dhe morëm përkrahje për idenë tonë. Si komunë, do të sigurojmë mjete për familjet e të pësuarve në mënyrë që të kalojnë një javë gjatë vitit në vendin tonë, dhe kjo përjerësisht”, tha Gul.

Duke theksuar se mes 24 dhe 28 shkurtit do të kyesojë një delegacion komunal për vizitë zyrtare në Nyrnberg të Gjermanisë, Gul tha se do të vizitojë edhe familjet e gjermanëve të vrarë në Stamboll.

Ai paralajmëroi një projekt të ngjajshëm edhe për familjet e të pësuarve gjatë sulmit terrorist në Ankara më 10 tetor të vitit të kaluar.

Ndryshe, në sulmit terrorist në Stamboll më 12 janar mbetën të vrarë 10 turistë gjermanë ndërsa atë e kishte kryer një sulmues vetvrasës me prejardhje nga Siria, i lidhur me organizatën terroriste DAESH.


Bëni një koment

Arivisti Company