E shtunë, 5 Nëntor 2016
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Melvut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se marrëveshja e Ripranimit të refugjatëve mund të shfuqizohet në qoftë se qytetarët turq nuk përfitojnë deri në fund të vitit liberalizimin e vizave me vendet anëtare të BE
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Melvut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) i dha ultimatum Bashkimit Evropian (BE).
Çavushollu tha se marrëveshjes së Ripranimit të Refugjatëve do ti jepet fund në qoftë se qytetarëve turq nuk u sigurohet deri në fund të vitit liberalizimi i vizave për në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) raporton TRT.
Në një reportazh për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ministri i Jashtëm turk tha se marrëveshja e arritur në mars të këtij viti me BE-në për ripranimin e refugjatëve mund të anulohet para fundvitit në qoftë se nuk fillon aplikimi i liberalizimit të vizave për qytetarët turq.
“Turqia po e respekton marrëveshjen e arritur me BE-në, të njëjtën qëndrim presin edhe nga Evropa”, theksoi shefi i diplomacisë turke.
Bashkimi Evropian (BE) kishte premtuar heqjen e vizave për shtetasit turq në këmbim të Marrëveshjes së Ripranimit, që kishte hyrë në fuqi në prill të këtij viti.