Turqia vendos bazë ushtarake në Azerbajxhan


E enjte, 21 Korrik 2016

aliyev

Baku – Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, të mërkurën nënshkroi dekretin e miratimit të protokollit, me të cilin ushtria turke do të menaxhon me ndërtesat dhe objektet e qytetit ushtarak në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Protokolli thotë se Qeveria e Azerbajxhanit ka urdhëruar që ndërtesat dhe objektet në qytetin ushtarak Gizli Sherg të jenë në shërbim të forcave të armatosura turke. Një nga ndërtesat ndodhet në terminalin e aeroportit në afërsi të fshatit Haxhi Zeynalabdin Tagiyev.

Qeveritë e Azerbajxhanit dhe Turqisë këtë protokoll të rëndësishëm e kanë nënshkruar më 3 korrik 2016.