Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

U përurua xhamia e re në fshatin Mazrek – Prizren

Prizren Post | 11:11 - 22.09.2014

Prizren – Më datë 12.09.2014 ( e xhuma), u përurua xhamia e re në fshatin Mazrek dhe Kojush të Hasit të Prizrenit. Xhamia pati filluar në qershor të vitit 2014, me vetëfinancim të xhematit të fshatit Mazrek dhe Kojush, po edhe në bazë të hajrateve nga besimtarët dhe ndërmarrjet e ndryshme të Prizrenit. Parcellën e xhamisë e ka lëshuar vetë fshati, kurse një donacion të konsiderueshëm e ka siguruar Mazllam ef. Mazllami.

Në tubim, përveç shumë besimtarëve të rajonit të Hasit, morën pjesë edhe zyrtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit (Lutfi Ballëk, Orhan Bislimaj, Faruk Ukallo, Gëzim Danjolli). Moderimin e tubimit e bëri Mr. Faruk Ukallo. Me një përshëndetje zyrtare, të pranishmëve iu drejtua kryetari i KBI-së Prizren, Lutfi ef. Ballëk. Në emër të këshillit të xhematit për Mazrek dhe Kojush, të pranishmit i përshëndeti Kadri Karavidaj. Për ecurinë e punimeve foli Mazllam ef. Mazllami. Ndërsa hytben dhe namazin e xhumasë e mbajti sekretari i KBI-së, Mr. Orhan ef. Bislimaj. Pas namazit të xhumasë, për të gjithë të pranishmit u shtrua ushqim.

mazrek 2

mazrek 3

mazrek 4

mazrek 5

mazrek 6

mazrek 7

mazrek 8

mazrek 9

mazrek 10

mazrek 11

mazrek 12


Arivisti Company