Udhëton në metro dhe lexon postimet e printuara nga “Facebook”-u


E premte, 8 Korrik 2016

fac metro

Një grua nga Nju-Jorku është filmuar teka lexonte diçka në metro. Deri këtu nuk ka asgjë për t‘u habitur, por ajo nuk po lexonte ndonjë roman apo libër tjetër.

Gruaja amerikane kishte printuar komente e postime nga rrjeti social “Facebook”. Alex Steinman ka qenë ai që ka publikuar në “Twitter” foton e gruas, dhe ai është shprehur se gjatë gjithë udhëtimit ajo lexonte 15 faqet që kishte nxjerrë nga “Facebook”-u.