Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ultimatumi i dytë i Nuland-it: Votoni reformën, kush është kundër do të ndëshkohet

Prizren Post | 11:07 - 20.07.2016

Zyrtarja e Lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, e ngarkuar për të negociuar mes palëve politike në Shqipëri për reformën në drejtësi, Victoria Nuland, ka lëshuar nga Uashingtoni ultimatumin final për krerët politikë.

Në një prononcim për televizionin Klan, zonja Nuland ka thënë se, “Shtetet e Bashkuara dhe unë personalisht kemi qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare. Shqipërisë i duhet kjo reformë.

U bëj thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që unë përkraha gjatë vizitës sime.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe do të bashkohen rreth propozimit hibrid.

Nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po i kërkojnë 91 për qind e shqiptarëve.”

Një ditë më parë, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, deklaroi prerë se kush do të votojë kundër do të ketë pasoja specifike, duke përmendur si mundësi futjen në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit. /tesheshi.com/


Arivisti Company