Unë votoj për Gianni De BIASI | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!


E mërkurë, 23 Dhjetor 2015

Unë votoj për Gianni De BIASI | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!

  • Jo (26%, 132 Vota)
  • Po (74%, 384 Vota)

Numri i votuesve: 516

Loading ... Loading ...

Gianni De Biasi - Traineri i ekipit Kombëtar Shqiptar

Gianni De Biasi (Sarmede, 16 qershor 1956) është një tranjer futbolli italo-shqiptar dhe ish-futbollist në rolin e mesfushorit. De Biasi është tranjeri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, ai do të drejtojë kuq e zinjtë përgjatë eliminatoreve të evropianit 2016.

De Biasi e nis karrierën si tranjer me të rinjtë e Bassano Virtus në sezonin 1990-1991. Debuton në Serinë B me Kozencën në sezonin 1996-1997. Në sezonin 2003-2004 debuton në Serinë A me Brescian ku qëndron në pankinën e saj për dy vjet. Gjatë viteve 2005-2007 drejton Torinon, shkarkohet në fillim të vitit 2007 për konfrontime me presidentin e klubit torinez, e më pas rithirret të shpëtojë skuadrën kur kishin mbetur edhe 14 jave. Arrin ta shpëtojë skuadrën një javë para mbylljes së kampionatit nga rënia kategorisë. Në sezonin 2007-2008 firmos një kontratë për të drejtuar klubin spanjoll të Levante e cila pas 7 javësh ndodhej në vend të fundit. Për shkak të problemeve fianciare të klubit, dhe mungesës së blerjeve të lojtarëve të rinj në merkaton e janarit, e prish kontratën me klubin iberik në prill të 2008. Rikthehet të drejtojë dhe të shpëtojë përsëri Torinon kur kishin mbetur vetëm 5 javë, ja arrin përsëri qëllimit dhe e shpëton. Në fillim të sezonit 2008-2009 është përsëri nën drejtimin e Torinos por shkarkohët pas humbjes 4-1 me Fiorentinën pas 12 javësh ku kishtë grumbulluar vetëm 15 pikë. Në 22 dhjetor 2009 firmos për skuadrën e Udinezes, por shkarkohet në 21 shkurt 2010 për rezultate të dobta. Pasi mbetet pa pankinë drejtimi, që prej vitit 2010 deri sa mori drejtimin e kuq e zinjve ai ka kryer detyrën e komentatorit të ndeshjeve të Serisë A dhe Europa League për Mediaset Premium.

Ai do e drejtojë Kombëtaren Shqiptare të futbollit në kampionatin europian EURO 2016 në Francë.