E enjte, 11 Dhjetor 2014
Unë votoj për Majlinda KELMENDI | Personi i vitit 2014 nga bota shqiptare!
- Jo (45%, 324 Vota)
- Po (55%, 392 Vota)
Numri i votuesve: 716
Majlinda Kelmendi lindi më 9 maj 1991 në Pejë, është xhudiste shqiptare. 27/8/2013 Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin botëror të xhudos që po zhvillohet në Rio de Zhaniero, në kategorinë deri 52 kg.Kësisoj, ajo e ka shkruar një faqe të re në historinë e sportit kosovar, pasi ka realizuar suksesin më të madh në karrierën e saj të deritashme, por edhe arritjen më të madhe në histori të sportit tonë.Majlinda në finale arriti ta mposhtë brazilianen, Erika Miranda me ipon, edhe pse kjo e fundit pati mbështetje të jashtëzakonshme të tifozëve vendas.Majlinda i nisi garat nga rrethi i dytë ku e mposhti portugezen, Zhoana Ramos, me ipon, derisa në rrethin e tretë ajo arriti ta mposhtë francezen Priskila Gneto. Në rrethin e katërt xhudistja kosovare u tregua më e mirë se gjermania Marin Kraeh, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.Në gjysmëfinale Majlinda arriti ta mposhtë xhudisten numër tre në botë, Juki Hashimoto pas një dueli tejet të fortë. Pas kalimit të japonezes, Majlinda dhe trajneri i saj Driton Kuka nuk arritën të përmbaheshin nga lotët, kurse në finale xhudistja kosovare shkëlqeu për të konfirmuar edhe një herë se është sportistja dhe ambasadorja më e mirë që ka Kosova aktualisht.
Suksesi i saj i fundit është medaljen e artë në Kupën Botërore të kategorisë A për seniore “Grand Prix”, që u mbjat në Tunizi. ajo e humbi lojërat olimpike 2012 te mbajtme ne londer. Më 27/08/2013 ajo u bë kampione botërore në Xhudo në kampionatin e mbajtur në Brazil. Majlinda Kelmendi në korrik të vitit 2013 fitoi medaljen e artë në Rusi.