United, rrit çmimin e Pogba


E diel, 14 Korrik 2019

Lajme të këqija për Realin e Madridit dhe Juventus, vijnë nga kampi britanik i “djajve të kuq”. Sikurse raporton tabloidi anglez, “Daily Mirror”, drejtuesit e Manchester United, të zhgënjyer nga fjalët e fundit të menaxherit të Paul Pogbasë, Mino Raiola, kanë vendosur të rritin çmimin e kartonit të mesfushorit francez, duke e çuar nga 160 milionë në 200 milionë euro.

Pak ditë më parë, menaxheri italian u shpreh: “Të gjithë te Manchester United, nga pronari te trajneri, e dinë vullnetin e Paulit. Të gjithë e dinë që ai dëshiron të largohet dhe ne po punojmë për këtë.”

Ky qëndrim publik i një prej njerëzve më të fuqishëm të merkatos nuk u ka pëlqyer krerëve të klubit anglez, që vendosën menjëherë rritjen e çmimit, për ta bërë të pamundur largimin e mesfushorit kampion bote në fuqi.

Pra Manchester United i ka vendosur një çmim që është dyfishi i shumës që klubi anglez pagoi për ta marrë nga Juventusi 3 vite më parë. Solskjaer gjatë ditëve të fundit kishte theksuar se Pogba po mbante nëj qëndrim prej profesionisti në stërvitje, duke këmbëngulur se nuk ka problemin me të vogël me të. Në fakt, për Pogbanë nuk është depozituar asnjë ofertë zyrtare, edhe pse Reali i Madridit mund të surprizojë në momentet e fundit.

Etiketa: , , ,