US Open, finale Nadal-Gjokoviq


E diel, 8 Shtator 2013

Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviq, dy tenistët më të mirë në botë aktualisht, do të ndeshen sërish bashkë në finalen e madhe të US Open.

Kjo do të jetë hera e tretë që spanjolli dhe serbi vihen përballë në finalen e këtij Grand Slam-i, ndërsa do të jetë hera e shtatëmbëdhjetë që ndeshen për ndarjen e një titulli.

Novak Gjokoviq, numri 1 i Botës, mundi në gjysmëfinale zviceranin Wawrinka (2-6, 7-6, 3-6, 6-3 dhe 6-4) pas 4 orësh e 9 minutash lojë.

Ndërsa Rafael Nadal, numri 2 i Botës, mposhti me lehtësi francezin Gasquet në gjysmëfinalen tjetër (4-6, 6-7 dhe 3-6).

Finalja do të luhet të hënën në orën 22:30.