Ushqimi i shëndetshëm shpëton jetën edhe pas infarktit


E hënë, 9 Shtator 2013

Ndryshimi i zakoneve në tavolinë pas një infarkti në zemër ul me një të tretën rrezikun e vdekjes nga çdo lloj shkaku me 40% nga shkaqet kardiovaskulare.

Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, i cili është publikuar në revistën “Jama Internal Medicine.”

Studimi ka përfshirë rreth 4 mijë mijë njerëz, burra dhe gra, dhe të gjithë këta i kanë mbijetuar një sulmi në zemër. Hulumtuesit i kanë ndarë në grupe bazuar në rezultatet sipas zgjedhjes së ushqimit të bërë pas infarktit.

Reziku i vdekshmërisë është rritur në mesin e atyre që edhe pas një sulmi në zemër kanë vazhduar të hanë dobët. Ndërsa ishte ulur me 30-40% në mesin e atyre të cilët kanë aplikuar një ushqim të shëndetshëm dhe përbërës të ngjashëm me dietë mesdhetare.

Niveli i uljes së rrezikut të vdekjes mund të arrihet me ndryshime të vogla në ushyerje, sipas autorëve të studimit, mënyra se si ushqehemi është e ngjashme me llojet e tjera të ndërhyrjes parandaluese, për shembull me marrjen e mjekimeve për të parandaluar kolesterolin. Shqiptarja.com