E enjte, 10 Shtator 2015
Budapest – Ushtria e Hungarisë ka nisur stërvitjen për tu vendosur në kufirin jugor, në përpjekje për të ndaluar fluksin e refugjatëve.
Budapesti planifikon të dërgojë ushtrinë që të ndihmojë policinë në kufi, ku mijëra refugjatë arrijnë nga Serbia çdo ditë.
Gardhi me tela tashmë është duke u ndërtuar përgjatë kufirit, ndërsa deputetët pritet të votojnë për kontrolle më të rrepta kufitare gjatë këtij muaji.
Autoritetet kanë thënë se presin 40 mijë refugjatë javën e ardhshme.
Shumica e tyre ikin nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe bëjnë përpjekje që përmes Hungarisë, të arrijnë në Gjermani, Austri dhe Suedi, të cilat janë vendet me ligjet më liberale për azil brenda Bashkimit Evropian./RTK/