Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që pushton majat e Himalajeve (Foto)

Prizren Post | 09:26 - 22.05.2017

Uta Ibrahimi sapo ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaya, konkretisht në qendër-veri të Nepalit, në Luginën Ralwaling e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit.

Ecja ka filluar në fshatin Jagat, 1200 metra lartësi mbidetare dhe duke vazhduar për 7 ditë ecje nëpër fshatrat e thella të kësaj zone, deri në fshatin e fundit NA me lartësi mbidetare 4200 metra.

Lugina Ralwaling njihet si ndër zonat ku është zhvilluar Budizmi gjatë shekullit të 17 dhe në atë kohë ka qenë si zonë sekrete dhe vetëm në 30 vitet e fundit është e vizituar nga alpinistë nga gjithë bota.

Pas kësaj arritjeje, Uta ka shkruar edhe në Facebook.

Për krejt, që m’keni ba me e dasht nanën natyrë, m’keni dhan dashni e përqafime, guxim e besim, nëpër ekspeditatat tona të shumta për 6 vjet … e më së shumë për ata që kan besu në andrren tem edhe m’kan bo edhe ma të fortë … drejt realizimit të saj!

‘jeta, asht sfidë me vetën’ asht msimi jem për këto 50 ditë të ngjitjeve të mija të vështira nëpër lartësi të mëdhaja mbidetare, nëpër #Himalaya…  ju falemderoj, veq e veq, prej zemrës, secilin …përpara, asht faqja Jugore e Majës më të Lartë të Rruzullit Tokë, Everest 8840m, ( kamp 3 dhe 4) e cila për pak ditë do të na e hap derën.

Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajeve, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra. Gjendet ndërmjet Nepalit dhe Tibetit, në kordinata gjeografike 28ο Β, 87ο Α. Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit të maleve që krijoi Himalajet dhe vazhdon edhe në periudhën tonë sepse pllaka tektonike e Indisë përplaset me atë të Azisë. 8.850 metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës. Në këtë lartësi ajri është i rrallë dhe mungesa e oksigjenit, erërat e forta dhe temperaturat shumë të ulëta e bëjnë të pamundur lulëzimin e bimëve dhe barit në faqet më të larta.


Arivisti Company