E enjte, 15 Janar 2015
Përderisa bota shtiret duke vajtuar për atë që ndodhi në Francë, ku nga një komplot i orkestruar nga shërbimet e intelegjencës ndërkombëtare humbën jetën dymbëdhjetë (12) civil-punonjës të revistës “Charlie Habdo”, në anën tjetër pothuajse çdo muaj raportohen me qindra fëmijë palestinezë të vrrarë nga shteti fashist dhe artificial i Izraelit.
Pothuaj nuk ka asnjë ditë as natë pa lajme të tmerrshme për fëmijë të vrarë gjatë bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës.
Skenat e tmerrshme me trupa fëmijësh të copëtuar të sjellë në morg nga spitalet dhe prindërit (nëse janë gjallë), janë shumë të shpeshta.
Sipas një bilanci të publikuar të shtunën nga UNICEF-i, më shumë se 70 fëmijë janë në mesin e rreth 340 të vrarëve të regjistruar nga shërbimet e shpëtimit në Gaza, që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit më 8 korrik. Në të njëjtën kohë, 637 të mitur janë plagosur në Gaz.
“Nga 8 korriku deri në ora 4:00 të mëngjesit të 19 korrikut, së paku 73 fëmijë palestinezë janë regjistruar si të vrarë nga sulmet ajrore dhe bombardimet ajrore, nga deti dhe nga forcat tokësore”, ka deklaruar për AFP-në, Catherine Weibel, zëdhënëse e UNICEF-it për Palestinën. Në mesin e tyre janë 53 djem e 20 vajza nën 18-vjeç. Më shumë se gjysma nuk ishin as 12-vjeçarë. “Viktima më e re në moshë është një tremuajsh”, ka theksuar z. Weibel.
“Ne tashmë kemi parë shumë civilë të vrarë, në mesin e tyre shumë fëmijë, sikur ata të vrarë në një plazh të Gazas”, ka theksuar shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cila ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë rreth vrasjes së fëmijëve.
Zyrtarja e UNICEF-it brengoset edhe për efektet afatgjata të dhunës ndaj fëmijëve, disa prej të cilëve po e përjetojnë luftën e tretë që nga operacioni i dhjetor 2008 – janar 2009.
Edhe para këtij operacioni që po vazhdon, rreth 60.000 fëmijë të Gazas kishin nevojë për përkrahje psikologjike, njofton organizata e OKB-së për Fëmijët.
Izraeli zhduk një lagje në Gaza brenda 1 ore!
Korrespondenti ‘BuzzFeed’, Sheera Frenkel nga lindja e Mesme ka publikuar videon në Twitter me titull ”E gjithë lagja në Gaza rafshohet nga sulmet ajore izraelite brenda një ore”
Shpërthimet thuhet se kanë shënjestruar lagjen Shijaiyah në Gaza e cila është bërë para pak çastesh të armëpushimit.
Izraeli, i cili pretendon se Hamasi fsheh armë në mes të popullatës civile të Gazës, ka realizuar sulme ajore rreth 70 më shumë në ditën e parë të festës së Bajramit. Deri më tani zyrtarët palistenezë kanë konfimuar se jetën e kanë humbur reth 1.306 palestinezë, mes tyre gra pleq e fëmijë.
Burimi: http://www.tetovasot.com/2014/07/shokuese-izraeli-zhduk-nje-lagje-ne-gaza-brenda-1-ore-video/
Mediat janë instrument i shtetit
Nuk kemi parë organizime, tubime, apo protesta, apo emisione-debate që mbildhen për të diskutuar për këto që ndodhin me fëmijët e pafajshëm palestinezë, për ta shprehur shqetësimin e tyre përballë terrorit dhe gjenocidit izraelit që ushtrohet mbi civilët e pambrojtur në Gaza!
Bota përdor standarte të dyfishta. Nuk mund të jetë më e shenjtë jeta e dymbëdhjetë (12) civilëve francezë me jetërat e mijra fëmijëve të pafajshëm në Gaza! Mediat janë instrumente shtetërore, që i shërbejnë klaneve mafioze, të cilat i mbulojnë viktimat vetëm pse janë muslimanë, dhe u japin fokus të veçant atyre që kanë trajtë krishtere apo sekulare!
[Best_Wordpress_Gallery id=”2″ gal_title=”Vajtimi i rrejshëm i botës për masakrën në Francë, derisa askush se çanë kokën për fëmijët e masakruar në Gaza! Foto +18″]
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.