Vaksinimi i kafshëve nga ajri për herë të parë në Kosovë


E hënë, 19 Tetor 2015

vaksina-nga-ajri1-635x358

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë organizuan konferencën hapëse të fazës së fundit të projektit, Kontrolli dhe Çrrënjosja e Sëmundjeve të Kafshëve ne Kosovë me ç’rast do të fillojë raundi i fundit i shpërndarjes së vaksinave nga ajri.

Kryeshefi i AUV, Valdet Gjinovci ka prezantuar të arriturat e projektit në ngritjen e nivelit të shëndetit të kafshëve në Kosovë. Kurse, zëvendës shefi i KE në Kosovë theksoi se ky projekt është përkrahur me 3.5 milionë euro. Ai beson se projekti ka ndikimet pozitive.

Duhet vlerësuar se vaksionimi nga ajri në Kosovë është bërë për herë të parë, kurse në vendet e rajonit ende nuk është zbatuar kësi lloj projekti./KP/