Vdes në burg Astrit Dehari, aktivisti i VV’së i dyshuar për terrorizëm


E shtunë, 5 Nëntor 2016

astrit-dehari_2243


Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka vdekur sot në burgun e Prizrenit. Ende nuk dihet nëse është vetëvrasje apo ka vdekur në mënyrë natyrore.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka ndërruar jetë sot në Burgun e Prizrenit ku po mbahej nën dyshimin për terrorizëm me rastin e sulmit që ka ndodhur ndaj Kuvendit te Kosoves.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ende nuk dihet nëse ai ka bërë vetëvrasje apo ka vdekur nga shkaqet natyrore.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se sot më 05.11.2016 në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. (Astrit Dehari), ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton Koha.net.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shprehur keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

SHKK, siç raporton Koha.net, në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik.

I pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.