Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vellezërit Lekaj rrënuan me ekskavator themelet e xhamisë: janë radikalizuar pas konvertimit në katolikë

Prizren Post | 13:40 - 01.08.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Deçan – Vëllezërit e familjes Lekaj dje kanë dalë për të mbyllur themelet e dedikuara për një xhami tek Kodra e Pajtimit në fshatin Lumbardhë të Deçanit në Kosovë , e kjo ka irrituar pjesën dërrmuese të fshatit musliman që janë për ndërtimin e xhamisë.

Vëllezërit Lekaj që ndaluan ndërtimin e xhamisë ne Decan janë muslimanë të konvertuar dhe radikalizuar në katolikë në Kroaci. Pas konvertimit ata jane radikalizuar sikur Fahri Xharra duke u kthyer në ekstremistë katolik.
Në mbeshtetje të sulmit katolik mbi xhaminë ka dalë edhe Gazeta Express e Berat Buzhalës dhe Gazeta Zëri e Arbana Xharrës duke realizuar artikujë kundër xhamisë e duke justifkuar dhunën e familjes katolike Lekaj.

Ja se si e justifikonte Arbana Xharra dhunën katolike të familjes Lekaj në një status ne facebook:

Çfarë derexhe: banorët e Lumbardhit kanë dalë me ekskavator për të ndërprerë punimet e ndërtimit të xhamisë pa leje e me donacione të Arabisë, se nuk ka Shtet. Edhe pse kanë nënshkruar peticion kundër, injorohen nga institucionet. Situata ka mundur të eskaloi, banorët marrin ligjin në duar. Ndërtuesi është i njëjti, ai i xhamisë në Vitomiricë dhe disa të tjerave nëpër Kosovë. Pos tjerash në storien e realizuar nga gazetari i Zërit, Alban Selimi, shihni edhe sjelljet e policit kapadai të Gllogjanit.

Policia e Kosovës ka intervenuar dje në fshatin Lumbardhë për të sqaruar problemen rreth ndërtimit te xhamise. Organet e rendit janë ftuar nga Sekretari i Bashkësisë Islame, Musa Ukaj. Ai ka treguar se kanë lejen e organeve kompetentë për të ndërtuar objektin fetar ndërsa po u pengon vetëm tre vëllezërve katolik Lekaj te cilet me dhune po prishin themelet e xhamise. Policia e Kosovës ende s’ka dhënë versionin zyrtar të kësaj ngjarjeje.

Ai ka thënë se nga policia ka kërkuar që mos t’i lejojnë vëllezërit islomofobë Lekaj të jenë pengesë e fshatit për ndërtimin e xhamise.

“Janë tre vëllezër kundër fshatit për të mos lejuar ndërtimin e xhamisë. Asambleja e Komunës na ka dhanë pëlqimin, Ministria e Pushtetit Lokal po dhe tash po presim aprovimin nga Ministria e Ambientit”, ka thënë Ukaj,

Ky zyrtar i Bashkësisë Islame ka treguar se ka nënshkrimet e mbi 95 për qind të fshatit për të ndërtuar xhaminë, ndërsa, vetëm tre vëllezërit katolik Lekaj kanë dalë kundër dhe po kundërshtojnë vazhdimin e ndërtimit të objektit./gazetaimpakt/


Bëni një koment

Arivisti Company