Vendim korrekt mosakreditimi i universiteteve


E premte, 19 Korrik 2019

PRISHTINË – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka vlerësuar se vendimi për të tërhequr akreditimin institucional ndaj disa universiteteve publike dhe private në Kosovë, është i drejtë.

Kosnett në një reagim të tij përmes Twitter, ka thënë se është roli i Agjencisë së Kosoëvs për Akreditim për të bërë vendime të bazuara për kushte cilësore të arsimit për studentët kosovarë, njofton Klan Kosova.

”Vendimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim për të tërhequr akreditimin nga disa institucione të arsimit të lartë ishte i vështirë, por korrekt. Është roli i tyre për të bërë vendime objektive dhe të bazuara në standarde për t’u siguruar studentëve të Kosovës të marrin arsim cilësor siç meritojnë”.

Veç këtij, Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka bërë edhe një reagim tjetër lidhur me vendimin për mosakreditimin e universiteteve.

”Pse kjo ndërhyrje politike në Agjencinë e Akreditimit? Universitetet ekzistojnë për të edukuar studentët për përfitimin e tyre dhe atë të shoqërisë – të mos ofrojnë vende pune për individë të pakualifikuar me lidhje. Vendi ka nevojë për një sistem edukimi të bazuar në meritë për të gjithë”.

Etiketa: , , ,