E martë, 20 Qershor 2017
Prishtinë – Mbrojtësit e dy të akuzuarve janë shprehur të bindur se klientët e tyre do të shpallen të pafajshëm. Gjithashtu sot do të shqyrtohet ankesa e Selimit dhe Lushtakut por që vendimi pritet të merret ditëve në vijim, raporton indeksonline.
Ndryshe të dy janë dënuar më parë nga drejtësia për kinse krime lufte, por që avokatët dhe të akuzuarit kanë pretenduar se në asnjë rast nuk është dëshmuar asnjë prove ndaj tyre dhe as ndaj asnjë ish-pjesëtari të UÇK-së të cilët janë dënuar në rastin e njohur si Grupi i Drenicës I.