Veseli: Do ta përkrah Kosovën të bëhet si Gremja!


E hënë, 22 Maj 2017

Përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook, ai këtë e ka bërë të ditur duke thënë se ai aty është zotuar se Fillimi i Ri do e përkrah këtë fshat.

“Populli ynë është punëtor, e fshati Greme i Ferizajt është shembull për shpirtin ndërmarrës. Mbrëmë u takova me njerëz të mirë të këtij fshati dhe u zotova që Fillimi i Ri do ta përkrahë Gremen dhe do ta përkrahë Kosovën të bëhet si Gremja. #FillimiRi”, ka thënë Veseli.

Në këtë takim, Veseli ishte i shoqëruar nga ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica dhe dy anëtaret e këtij subjekti politik, Shpresa Rama dhe Arbana Xharra.

Ky takim i Veselit me banorë të fshatit Greme, ka ndodhur disa ditë pas certifikimit të partive politike në KQZ për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.