Veteranët kërkojnë llogari nga ministri Abrashi


E hënë, 18 Prill 2016

auto_1_Veteranet1460980444

Prishtinë – Veteranët protestues ia kanë mësyrë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për të kërkuar llogari nga ministri Arban Abrashi.


Ata kërkojnë llogari për vonesat në pensionet e veteranëve dhe për atë nëse do të zvogëlohen ose jo pensionet pas kërkesës së FMN-së për të gjetur një zgjidhje pasi që nuk la buxhet për të mbuluar shumën prej 45 milionë eurove që nevojiten për të mbuluar këtë skemë të pensioneve, raporton KTV.

Protestuesit janë penguar fillimisht të hyjnë në objektin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por një komision prej 5 vetash kanë hyrë brenda në ministri në tentim për të marrë një përgjigje nga ministri Abrashi.

Qeveria ka vetëm 25 milionë euro në dispozicion për këtë kategori ndërsa numri i aplikuesve për këtë pension është 21 mijë.

KTV kishte raportuar me herët se FMN ka referuar zbritjen e pensioneve dhe ka kërkuar edhe involvimin e Presidentit në këtë çështje, ndërsa për të gjetur një zgjidhje në FMN, Washington, kanë shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Avdullahu Hoti, ministri i Ministrisë së Financave.