Visar Ymeri: I ashtuquajturi president drejtpërdrejtë po i del në mbrojtje kishës së Millosheviqit


E diel, 18 Shtator 2016

imeri

Prishtinë – Rreth deklaratës kontraverse të bërë nga presidenti i Kosovës, e që doli në mbështetje të punimeve ilegale që përpiqen të qojnë drejtë vitalizimit të kishës ozurpatore serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Për këtë çështje ka reaguar edhe lideri opozitar Visar Ymeri përmes një shkrimi në facebook, që vazhdon si më poshtë:

“Objekti kishtar i ndërtuar në hapësirën universitare në Prishtinë, dhe i inauguruar në janar të vitit 1999 është simbol i regjimit okupator, fashist e gjenocidal të Millosheviqit dhe shtetit të Serbisë.

Ky objekt nuk mund të ndahet nga ajo çfarë ai përfaqëson, nga ajo që është synuar të përfaqësojë – hegjemoninë dhe gjithëpushtetshmërinë e Serbisë dhe kriminelëve të Millosheviqit në Kosovë të vendosur kundër vatrës së rezistencës dhe luftës për çlirim kombëtar të shqiptarëve që simbolizohej me Universitetin.

Pra, i ashtuquajturi President, i votuar nën masa të dhunshme, Hashim Thaçi, tash drejtpërdrejt po i del në mbrojtje pikërisht këtij narracioni të Millosheviqit (aq më tepër kur, përkundër të vërtetës, e arsyeton sulmin e tij ndaj studentëve protestues me narracionin e rremë të regjimit të Serbisë).

A të çuditemi? Do të çuditesha po të vepronte ndryshe. Njeriu që e pranon se në Kosovë gjatë luftës shqiptarët kanë ushtruar terror, natyrisht se insiston që simboli i hegjemonisë së Serbisë të mos preket. Problemi është se ky njeri e ka zaptuar postin e Presidentit të Republikës.” ka thënë Ymeri./Prizren Post/