E premte, 12 Gusht 2016
Kanë kaluar plot 19 vite dhe dosja e errët e vitit 1997 vazhdon akoma të jetë e mbyllur dhe pa një sqarim se çfarë ndodhi me të vërtetë në atë kohë dhe kush ishin fajtorët e vërtetë të atyre trazirave.
Sot e asaj dite e njëjta klasë politike, të njëjtit aktorë drejtojnë gishtin drejt njëri-tjetrit jo për të zbardhur të vërtetën dhe fajtori të vihet para drejtësisë por për të akuzuar kundërshtarin politik se kush ka më shumë e më pak faj në atë ngjarje që i dha tjetër drejtim vendit.
Ajo çfarë ndodhi në vitin 1997 sigurisht që do të mbetet një dosje e errët në historinë jo pak të errët të demokracisë në vendin tonë. Pas shembjes së sistemit socialist në shqipëri në vitin 1990 shqiptarët sigurisht që ishin një popull i varfër dhe një popull që kërkonte si e si të mbijetonte ekonomikisht. Viti 1993 do të sillte lulëzimin e të ashtëquajturave Firma piramidale që e gjetën popullin shqiptar të papërgatitur ekonomikisht dhe bosat e fajdeve filluan menjëherë aktivitetin piramidal të tyre duke grumbulluar pothuasje tërë paratë e shqiptarëve dhe në këmbim të tyre ata premtuan shumfishim të këtyre parave, sigurisht që shqiptarët kërkonin pak shpresë dhe një dritë në fund të tunelit u mashtruan nga këto grupe të pastra kriminale që përveçëse pastronin para dhe vidhnin shqiptarët nuk bënë asgjë tjetër.
Mrekullia e kapitalizmit modern duket se dha këmbanat e para të shembjes në vitin 1996, këmbana këto që trgonin për një mashtrim të madh ekonomik që edhe politika e kishte të vështirë ta pranonte dështimin e kësaj “mrekullie”.
Edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtarë dhe Banka Botërore në mesin e vitit 1996 kërkoi nga qeveria shqiptare që të paralamërohet populli për rreziqet që mund të kanosnin vendin nga moment në moment, ata kërkuan :
1-Paralajmërim të popullit për rrezikun e skenave piramidale
2- Të hartohen ligje nga qeveria për kontrollin e tyre
Fenomeni tani ishte i pakontrolluar sigurisht edhe me neglizhencën totale të qeverisë dhe politikës shqiptare.
15 Janari i 1997 do të shënonte falimentimin firmës piramidale “Sude” çka do të nxiste fillimin e protestave të shumta në Tiranë nga kreditorët e mashtuar që kishin humbur paratë e tyre dhe me të drejtë kërkonin rikthimin e tyre.
Protestat menjehërë vunë në alarm shtetin dhe popullin çka do të bënte që të nesërmen të gjithë punëtorët e “Sudes” arrestohen.
Në një situatë të tensionuar ku konfliktet ishin të pashmangshme presidenti i atëhershëm i Shqipërisë deklaroi për një televizion të huaj se “ne nuk mund të shlyejmë borxhet, por ne mund dhe do të ndërhymë në mënyra të ndryshme për të shpejtuar zhvillimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe popullit shqiptarë”.
Populli ishte tej mase i revoltuar dhe nën britmat “Duam parat tona” egzistenca e shtetit shqiptar u vu në pikëpyetjeve sepse trazirat e mëdha priteshin të plasnin nga çasti në cast.
Nëpërmjet valëve të TVSH-së Vehbi Alimuça drejtuesi i shoqërisë huamarrëse VEFA HOLDING përpiçet të qetësojë situatën e rënduar tanimë në sheshe ai siguroi kreditorët në seriozitetin e kompanisë së tij, gjithashtu premtoi se do të ndihmojë edhe kreditorët e tjerë që kishin humbur gjithëçka kishin në firmat e tjera, por njerëzit jashtë nuk prisnin më, kishin humbur besimin dhe ishin të mashtruar.
Qeveria tanimë vihet në lëvizje, nën frikën e plasjes së një kaosi akoma më të madh me urdhër të veçantë të kryeministrit të asaj kohe Aleksandër Meksi ngrihen të gjitha llogaritë dhe veprimtaritë e firmave më të mëdha huamarrëse në vend që do të pasonte vendimin 23 janarit të parlamentit për të bllokuar të gjithë veprimtarinë e firmave piramidale në vend, 118 persona u arrestuan si bashkëpuntorë në këto firma.
Këto arrestime dhe bllokime të firmave piramidale nxitën protesta masive në jug të vendit dhe në kryeqytet ku tanimë populli kërkonte në mënyrë unanimitare dorëheqjen e qeverisë. Populli nuk ndalej më policia e kishte të vështirë deportimin në disa qytete dhe dhuna ishte kryefjala e atyre ditëve.
24 janari i 1997 do të sillte një rrjedhë tjetër të ngjarjeve, qindra banorë të fshatit Dushk i Madh dhe fshatrave përreth do të bllokonin rrugën nacionale në hyrje të Lushnjes dhe do të përledheshin ashpër me forcat policore. Lushnja u fut në një kaos të madh ku kërkonin lirimin e menjëhershëm të general Xhaferrit dhe sjelljen e tij me helikopter në stadiumin e qytetit gjë e cila nuk ndodhi, por një ditë më pas në stadiumin e qytetit zbarkoi zëvendëskryeministri Tritan Shehu për të qetësuar situatën në Lushnje gjë e cila përsëri nuk ndodhi sepse Shehu merret peng e keqtrajtohet për disa orë nga turma e revoltuar.
Ndërsa në Lushnje, Patoz, Korçë, Vlorë dhe në Tiranë trazirat kishin përpirë çdo cep të qytetit në Marsin e vitit 1997 në kryeqytet Partia Socialiste kërkon dorëheqjen e presidentit Sali Berisha dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme në vend.
Sulmet politike u bënë akoma më të ashpëra kur parlamenti votoi një ligj i cili forconte pozitën e presidentit, dhe opozita e asak kohe akuzoi qeverisë se “de Facto” ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Gjithëçka do të marrë një rrjedhë tjetër kur në vend do të fillojnë antimitingjet në mbështetje të Berishës, antimitingje këto që Sali Berisha dikur i kishte quajtur si antidemokratike.
Në Vlorë ndërkohë i vihet zjarri selisë së PD-së dhe kërkohet çdo ditë ikja e qeverisë dhe zbardhja e tërë këtij mashtrimi, nga anaa tjtër studentët e Universitetit të Vlorës hyjnë në grevë urie ku me 28 shkurt 1997 qevria e shpall grevën e tyre të paligjshme duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të saj.
Mbrëmjen e 28 shkurtit qindra protestues të revoltuar sulmojnë ndërtesën e SHIK-ut e djegin dhe e shkatërrojnë plotësisht atë me një bilanc tragjik, 9 të vdekur e me mbi 30 të plagosur, që do të sillte një konfrontim të përgjakshëm mes policisë dhe banorëve të Vlorës të cilët sulmojnë depot e armëve dhe marrin nën kontroll arsenale të mëdha armësh, Vlora tanimë është në kaos dhe një një luftë të vërtetë.
2 Mars 1997 qeveria detyrohet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, parlamenti vendos shtetërrethimin, viktimat rriteshin çdo ditë popullësia armatosej nga thyerja e depove të armatimit në të gjithë vendin, situate tanimë kishte dalë jashtë kontrollit.
3 mars 1997 nën krismat e armëve dhe një klime aspak të këndshme Sali Berisha rizgjidhet president i republikës.
Me 4 Mars një avion shqiptar ushtarak zbret në Itali i drejtuar nga dy ushtarak shqiptar që kërkojnë azil politik. Në Itali ata deklarojnë se ishin nisur me urdhër për të goditur në Vlorë.
Nga ana tjetër në Shqipëri 6 qytete bien në duart e të revoltuarve që djegin dhe shkrumbojnë çdo institucion shtetërorë.
7 Mars qeveria ofron amnisti dhe ultimatum për të ndaluar për 48 orë operacionet ushtarake në këmbim të dorëzimit të armëve, ultimatum ky që bie në vesh të shurdhër sepse në tërë vendin fillon boshatisja e depove të armëve.
Me 9 mars pak orë pas skadimit të ultimatumit për dorëzimin e armëve krerët politik vendosin krijimin e një qeverie teknike të “Pajtimit Kombëtarë” në presidencën e vendit.
Bashkim Fino do të emëroret kryeministër i qeverisë teknike me consensus të të gjitha forcave politike, të të gjithë atyre politikanëve që deri dje kishin shkëmyer akuza të forta ndaj njëri tjetrit sot ishin të përqafuar dhe shtërngonin duart.
Populli revoltohet akoma më shumë dhe situate ishte drejt degradimit masiv dhe gjakëderdhjeve të mëdha. 1200 të burgosur shpërthejnë burgjet me 13 mars dhe lënë qelitë e tyre dhe ndër të fundit që ikin nga burgu ishin Fatos Nanon dhe Ramiz Alia.
Sali Berisha do të kalonte në presidencë natën më të rrezikshme në jetën e tij kur tre makina përpiqen që të futen në presidencë për një atentat të mundshëm ndaj tij, por hasin në rezistencë vullnetare.
Qeveria e Pajtimit Kombëtarë përmes një thirrje nga TVSH-ja nxorrit parullën “Atdheu në Rrezik” ku kërkonte të gjithë ushtarakëve mobilizim vullnetarë për të shpëtuar atdheun e tyre.
Policia tanimë e ndihmuar edhe nga vullnetarët pro-Berishian fillon e merr nën kontroll kryeqytetin pas më shumë se 3 ditëve fshehje të forcave policore.
Nën presionet e popullit dhe një klime lufte partitë politike akuzojnë tanimë njëra tjetrën për trazirat dhe fillon fushata për zgjedhjet e reja parlamentare.
17 antarë të bandës më të rrezikshme të jugut vriten në Levan nga njerëz të armatosur duke sjellur kështu tragjedinë erradhës në vend. Tanimë shumë qyteti si Këlcyra,Poliqani, Skrapari dhe Përmeti janë nën terrorin e armëve.
Komitetet e Shpqtimit do të fillojnë pothuajse të krijojnë grushte shteti pas braktisjes së pushtetit nga të gjithë zyrtarët dhe rënies së qyteteve në duart e radikalëve.
Situata ishte e rëndë, policia boshatis komisariatet, zyrat e shtetit nuk kanë punonjës dhe ushtria lë funksionet e saj, shteti duket se ka rënë dhe vendi është në udhëkryq të madh.
Bashkim Fino së Bashku me komitetet e shpëtimit nënshkruajnë një marrëveshje ku ndër të tjera kërkohet dorëheqja e presidentit Berisha.
28 Mars anija e Nisur nga Vlora me mbi 100 veta në Bord përplaset në kanalin e Otrantos me anijen luftarake Italiane ku 57 persona nga Shqipëria mbeten të fundosur sot e asaj ditë në fund të Adriatikut, 4 nxirren të vdekur dhe të tjerët arrijnë të shpëtojnë, por bilanci u rrit dhe në fund të detit përfunduan plot 103 viktima.
Cërriku ishte qytet i kontrolluar plotësisht nga njerëz të armatosur, tre gardistë të gardës së republikës u vranë gjatë një operacioni të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes me 23 mars.
Në Shqipëri fillon një tjetër episod, vala e refugjatëve që largohen nga vendi.
Një factor tjetër që tregonte se situate ishte mjaft e rëndë ishte që ambasadat e huaja në vendin tonë kishin filluar tanimë evakuimin e diplomatëve nga Shqipëria për t’i kthyer ata në vendet e tyre.
Me 19 mars shtetet fqinje të Shqipërisë urdhërojnë mbylljen e kufinjëve më vendin tonë nga frika e shtrirejes së konflikteve jashtë vendit.
Përtej kaosit të shkaktuar nga firmat piramidale dhe tanimë edhe politike në vend fillon të munojë edhe buka . As komitetet e shpëtimit nuk arrijnë të zgjidhin asgjë pasi tanimë pothuajse të gjitha qytetet kishin rënë në duart e kaosit dhe bandave kriminale të armatosura rëndë që nuk nihnin ligj e as shtet.
Në ëktë situatë ndërkombëtarët fillojnë dërgimin e trupave ushtarakë në Shqipëri për të qetësuar situatën, dhe kjo ishte një shenjë e qartë e situatës kaotike dhe rënies së shtëtit shqiptarë.
Nën këtë klimë të ashpër nis fushata elektorale për zgjedhjet e ardhshme, ku Fatos Nano nga Vlora bën një premtim madhor që fiton zemrat e elektoratit, ai tha se në rast fitore të PS-së ai do të mblidhte fonte për t’u kthyer shqiptarëve 100% të poarave të humbura.
Zgjedhjet e 29 qershorit do të nxjerrin fitues PS-në me aleat, ku Fatos Nano emërohet kryeministër, Sali Berisha pas 40 ditësh pranon humbjen dhe jep dorëheqje nga posti i presidentit, ku në atë post emërohet Rexhep Meidani.
Natën e ndërrimit të pushtetit duket se në vend ra qetësia dhe Shqipëria nga ajo natë shkoi drejt normalitetit, por duke lënë prapa një Shqipëri të shkrumbuar dhe pa fajtorë, duke lënë pas një shtet që vuri në pikëpyetje egzistencën e tij, dhe një popull me trauma psikologjike të mëdha dhe me humbje të mëdha ekonimike.
Isa Myzyraj
*Referuar dokumentarit të Marin Memës në “Top Chanel” dhe gazetave të kohës.