Vjen ilahia “Nëna ime” nga Onur SAGDANI


E shtunë, 17 Janar 2015

Onur

Onur Sagdani

Prizren – Një zë i ri që këndon në rrugën e urdhërimit të së mirës dhe vlerave të larta të moralit islam. Një zë që vjen sot me ilahinë e tij të parë kushtuar nënës së tij si më e larta vlerë në jetën e një fëmiu. Pra “Nëna ime” është ilahija e kënduar nga Onur SAGDANI që do të dalë sot para ilahi dëgjuesve me shpresën që ta gjejë vendin e merituar.

Onuri, ky talent i ri 17 vjeçar duke mos harruar ta nderojë edhe shokun e tij Menduh ALAJBEGUN për përkrahjen e tij, me pasionin e dashurisë ndaj nënës shpalos arsyen e insprirmit dhe nisjen e karrierës së tij me një tematikë të këtillë këndimi.

Duke i uruar suksese presim me padurim prezantimin e parë të ilahisë së Onurit sot në orën 19:00.