E diel, 21 Maj 2017
Trajneri aktual i Athletic Bilbaos, Erneste Valverde do të jetë trajner i ri i Barcelonës dhe presidenti Josep Bartomeu ua ka konfirmuar lajmin lojtarëve, shkruan El Correo.
Valverde kështu do të zëvendësojë trajnerin Luis Enrique dhe pas tre tentimeve do të realizojë ëndrrën e tij për të drejtuar skuadrën e madhe katalunase.
Njoftimi zyrtar i Barcelonës pritet të bëhet me 29 maj, vetëm pak kohë pas finales së Copa del Rey ndaj Alaves.
Valverde tashmë ka njoftuar se do të largohet nga Bilbao, skuadër e cila në vend të tij ka emëruar trajnerin Ziganda.
Spanjolli gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar skuadrat si Bilbao, Espanyol, Olympiacos, Villareal dhe Valencia. /Express/