Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vjen reagimi i parë i Qeverisë së Serbisë për incidentin në Srebrenicë

Prizren Post | 14:56 - 11.07.2015

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kombet e Bashkuara dhe e gjithë bota duhet ta dënojnë atentatin ndaj kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Kjo dëshmoi se ende kemi probleme mes veti, ani pse ne jemi për paqe. Ky nuk është sulm kundër Vuçiqit, por kundër kombit serb. Kjo nuk është një goditje për Serbinë, por një goditje mes raporteve Serbi-Bosnjë. Kemi thirrur një mbledhje urgjente të Qeverisë për hapat e mëtejmë”, ka thënë Daçiq për Tv Pink, transmeton Telegrafi.


Arivisti Company