Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Vlorë, asgjësohen 1450 bimë narkotike

Prizren Post | 10:25 - 06.05.2016

Vlorë – Policia e Vlorës ka asgjësuar me djegie 4 parcela, me rreth 1450 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, në fshatin Treblovë.


Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se bimët narkotike u gjetën në vendit e quajtur “Pylli i Moçalit”. Në brendësi të këtij pylli, u konstatuan të mbjella rreth 1200 rrënjë në tokë dhe 250 kubikë në gota plastike, ku lartësia e tyre shkonte nga 5 deri në 15 cm.

Rezulton se parcelat me bimë narkotike janë mbjellë në toka pa pronarë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.


Arivisti Company