E hënë, 11 Gusht 2014
3-vjeçarja që shihni në foto ka mbijetuar për 11 ditë e net në taigën siberiane, mes ujqërve dhe arinjeve. Karina Chikitova u shpëtua nga qenushi i saj, që e mbajti atë të ngrohtë për një javë, përpara se të kthehej në shtëpi për të kërkuar ndihmë.
Vajza mbijetoi duke pirë ujë në lumë dhe duke ngrënë manaferra. Sipas mediave të huaja, gjatë momentit që u gjet vogëlushja kishte të gërvishtura në këmbë dhe ishte pickuar nga mushkonjat.