Vuçiq: Dialogu vazhdon, të dielën takohem me Thaçin


E martë, 19 Qershor 2018

Beograd – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar sot se ka marrë ftesë për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe se të dielën do të takohet me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçin.

“Kam pranuar një telefonatë zyrtare dhe delegacioni serb do të shkojë patjetër atje. Nga e premtja do të jemi prezent në Bruksel dhe të dielën do të takohem me Hashim Thaçin”, iu tha ai gazetarëve, transmeton Klan Kosova.

Etiketa: , , ,