Vuçiq iu thotë fëmijëve serbë të Kosovës se Beogradi është kryeqyteti i tyre


E diel, 7 Korrik 2019

BEOGRAD – “Beogradi ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë kryeqyteti juaj”, iu tha Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq fëmijëve nga shkollat ​​fillore në veri të Kosovës.

Këto komente Vuçiq i bëri kur priti në zyrë një grup fëmijësh nga shkollat fillore të veriut të Kosovës.

“Ky është kryeqyteti juaj, ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë. Por mesazhi im kryesor është të mësoni dhe të jetë të denjë, t’i dëgjoni prindërit, dhe të besoni në veten tuaj. Unë dua të luftoj që të qëndroni dhe të mbijetoni në Kosovë dhe Metohi, në Zveçan dhe vende të tjera” , tha Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ai gjithashtu njoftoi se po përgatitet të vizitojë Kosovën në shtator apo tetor.

Presidenti serb komentoi edhe rreth “krizës humanitare në veri”, me ç’rast tha se “Serbia do të ketë sukses në furnizimin e Kosovës me mallra në ditët e ardhshme”.

Etiketa: , ,