Vuçiq telefonon Mustafën, ofron ndihmë për vërshimet në Kosovë


E enjte, 7 Janar 2016

Prishtinë – Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij nga Kosova, Isa Mustafën, rreth zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe vazhdimit të dialogut.

Kryeministri serb me këtë rast, siç thuhet në një njoftim të Qeverisë së Serbisë, i ka ofruar ndihmë Mustafës për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit në disa rajone të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, deri më tani një bisedë e tillë ende nuk është konfirmuar publikisht nga kabineti i kryeministrit Isa Mustafa. /lajmi/

Etiketa: , , , ,