Vukovari dëbon ciriliken


E martë, 5 Nëntor 2013

Vukovar, 5 nëntor – Këshilli i Qytetit i Vukovarit (Kroaci) ka marrë vendimin për suspendimin e dygjuhësisë dhe për shpalljen e qytetit si vend me prioritet të veçantë.

Sipas këtij vendimi, të gjitha tabelat në qytet do të shkruhen vetëm në alfabetin latini dhe në gjuhën kroate. Kështu do të veprohet edhe me emrat e rrugëve e të shesheve. Largimi i shkrimit cirilik dhe i gjuhës serbe, shkruan sot Novosti i Beogradit, është bërë me propozimin e partive HDZ dhe të Hrvatska Stranka Pravde.

Para katër vjetësh komuna e Vukovarit e kishte futur gjuhën serbe dhe shkrimin cirilik si gjuhë dhe shkrim zyrtar në rajonin e vet.

Edhe në qytetin Varazhdin, në ndërtesën ku është e vendosur selia e minoriteteve, është hequr tabela me shkronja cirilike, ankohet Novosti.