Vulin: Shqipëria vetëm me luftë mund të bashkohet me Kosovën


E martë, 18 Prill 2017

Beograd – Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Vulin ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama me deklaratat e tij po i bën shantazh BE-së dhe po provokon një luftë në Ballkan.

Rama deklaroi se në qoftë se BE-ja nuk i hap dyert për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor nuk përjashtohet mundësia e bashkimit të vendit të tij me Kosovën. Për këto deklarata Vulin ka thënë se nuk është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë kërcënon paqen, transmeton lajmi.net.

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të bëhet me mjete paqësore dhe nuk mund të ndodhë pa luftë dhe pa ndonjë aksident të madh. Edi Rama do të përsërisë deklaratat e tilla dhe do t’i bëjë shantazh BE-së deri kur kjo e fundit do të reagoj se kjo sjellje është e papranueshme dhe të ndëshkohet”, ka thënë Vulin.

Ai ka shtuar se me deklarata të tilla Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE-së.

Etiketa: , , ,