Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Windows Phone Store tani ka mbi 300 mijë aplikacione

Prizren Post | 12:30 - 11.08.2014

Microsoft njoftoi dje në faqen e saj zyrtare në internet se Windows Phone Store tani është duke mirëpritur mbi 300 mijë aplikacione. Kjo shënon një rritje intensive për sistemin, duke marrë parasysh faktin që është platforma e tretë në botë më e zhvilluar ( duke zënë 3.4% të tregut), pas sistemit Android që zë 52.1% të tregut, dhe sistemit iOS që zë 41.3% të tregut.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Microsoft njoftoi se Windows Phone Store arriti të shënojë 200 mijë aplikacione. Vetëm për gjashtë muaj u shtuan mbi 100 mijë aplikacione në dyqan.

Microsoft deklaroi: “Gjatë këtyre viteve të fundit vetëm katalogët e aplikacioneve Windows dhe Windows Phone janë rritur me 94%, ndërsa numri i programuesve të aplikacioneve është rritur me 50%.” Ata theksuan se aplikacionet universale kanë luajtur një rol kryesor në rritjen e numrit të aplikacioneve në dyqan.

Nëse do të vazhdohet të shtohet numri i aplikacioneve me këtë ritëm, mund të presim që deri në fund të muajit të shtohen edhe 100 mijë aplikacione të tjera.


Arivisti Company