{"id":100392,"date":"2026-03-01T01:30:15","date_gmt":"2026-02-28T22:30:15","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-labinot-kunushevci-pse-nuk-jam-ateist\/"},"modified":"2026-03-01T01:30:15","modified_gmt":"2026-02-28T22:30:15","slug":"nga-labinot-kunushevci-pse-nuk-jam-ateist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-labinot-kunushevci-pse-nuk-jam-ateist\/","title":{"rendered":"Nga Labinot Kunushevci: Pse nuk jam ateist?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Foto-Labinot-Kunushevci-860x484-1.jpg\" alt=\"Nga Labinot Kunushevci: Pse nuk jam ateist?\"\/><\/figure>\n<p>Ateist\u00ebt mendojn\u00eb se Zoti duhet t\u00eb \u201czbulohet\u201d p\u00ebrmes teleskopit, laboratorit, eksperimentit, ekuacionit, formulave, zb\u00ebrthimeve, gjetjeve apo provave empirike. Por Zoti nuk matet me numra, as nuk vjen me zhurm\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb qasje nuk do ta \u201czbulojn\u00eb\u201d Zotin kurr\u00eb!<\/p>\n<p>Sepse Zoti nuk \u00ebsht\u00eb gjetje, zbulim a shpikje, Zoti \u00ebsht\u00eb besim. Zoti nuk \u00ebsht\u00eb gjurm\u00eb fizike, Zoti \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb shpirt\u00ebrore. Zoti nuk \u00ebsht\u00eb hipotez\u00eb shkencore q\u00eb konfirmohet apo hedhet posht\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prani e padukshme, por i urt\u00eb. Jo nj\u00eb \u201czot i maskuar\u201d a \u201ci patentuar\u201d! Pra, Ai njihet p\u00ebrmes shenjave, strukturave.<\/p>\n<p>Zoti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdije e njeriut i cili harmonis\u00eb s\u00eb universit, ligjeve t\u00eb natyr\u00ebs dhe krijimit t\u00eb tij, ia beson dhe ia njeh nj\u00eb autor. N\u00ebse p\u00ebr ateist\u00ebt universi \u00ebsht\u00eb absurd ose abstrakt, n\u00ebse universi ka krijuar vetveten pa shpjegim, besimtari ligjet e fizik\u00ebs i sheh brenda nj\u00eb kodi kozmik t\u00eb cilin ka arritur ta thyej\u00eb dhe ta lexoj\u00eb mesazhin e Zotit brenda tij. Si e shpjegojn\u00eb ateist\u00ebt se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegjja, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb mendja dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb uni?<\/p>\n<p>Fizikan\u00ebt nuk shpikin ligje t\u00eb natyr\u00ebs. Ata kan\u00eb p\u00ebr obligim vet\u00ebm q\u00eb t\u2019i zbulojn\u00eb ato dhe t\u2019i lexojn\u00eb drejt si ligje q\u00eb na njoftojn\u00eb me Zotin. N\u00eb Mendjen e Universit ata mund ta lexojn\u00eb Mendjen e Zotit. Duhet nj\u00eb mendje e \u00e7rregulluar p\u00ebr t\u00eb besuar se ligjet e natyr\u00ebs jan\u00eb rezultate t\u00eb rast\u00ebsishme.<\/p>\n<p>E nj\u00eb mendje e kthjell\u00ebt e kupton se Zoti ka p\u00ebrdorur nj\u00eb matematik\u00eb t\u00eb avansuar p\u00ebr ta krijuar bot\u00ebn dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb asaj funksion matematikor, biologjik, human, social e kulturor. A e keni kuptuar se si e humbin hapin dhe kursin ateist\u00ebt kur p\u00ebrpiqen t\u00eb shpjegojn\u00eb raportin nd\u00ebrmjet materies dhe antimateries, kur duan ta zbulojn\u00eb antimaterien? Ata p\u00ebrpiqen ta m\u00ebsojn\u00eb peshkun si t\u00eb notoj\u00eb!<\/p>\n<p>Njeriu nuk ka nevoj\u00eb ta testoj\u00eb Zotin! Ai vet\u00ebm mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjigje prej Tij. Sepse At\u00eb e gjen n\u00eb realitetin e jetuar p\u00ebrmes shpirtit dhe nd\u00ebrgjegjes. Zoti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt p\u00ebr lirin\u00eb e njeriut. Besimtari nuk ngarkohet me kultin e liderit. Por as Zoti nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb komb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb parti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb rac\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb superfuqi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb titull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb t\u00eb prezantohet apo pranohet nga njer\u00ebzit. Zoti nuk \u00ebsht\u00eb monopol kulture.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u201czot\u201d q\u00eb ka var\u00ebsi dhe nevoj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb Zot! Un\u00eb nuk e dua Zotin p\u00ebr ta plot\u00ebsuar \u201cegon\u201d e Tij. Por as nuk mund t\u00eb protestoj ndaj kontrollit q\u00eb ka Zoti mbi njer\u00ebzit, n\u00eb emrin e liris\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi, liris\u00eb pa kufi. Sepse Ai ka disa kompetenca mbinjer\u00ebzore dhe nuk mund ta zhveshi apo ta reduktoj\u00eb prej tyre. As nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme apo e drejt\u00eb q\u00eb ta barazvler\u00ebsojm\u00eb Zotin me njeriun. \u201cMbinjeriu\u201d \u00ebsht\u00eb shpikja m\u00eb e rrezikshme ideologjike. Njer\u00ebzit mund ta gjejn\u00eb Zotin n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet propagand\u00ebs apo diskursit. M\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmes njohjes s\u00eb vetvetes. Por n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb mekanike, t\u00eb automatizuar, monotone dhe banale, nuk gjendet Zoti.<\/p>\n<p>Andaj revolta ndaj Zotit duket e ngutshme dhe jomaturi. Vdekja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7izme n\u00eb qaf\u00ebn e njeriut. As nuk duhet frik\u00ebsuar prej vdekjes. Ne gabimisht e tkurrim jet\u00ebn duke menduar pa nevoj\u00eb p\u00ebr vdekjen. Po, njeriu ka nevoj\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi hyjnore dhe at\u00eb do ta gjej\u00eb n\u00eb Dit\u00ebn e Gjykimit. Ky besim e v\u00eb njeriun n\u00eb ekuilib\u00ebr. Por jo p\u00ebr nj\u00eb Zot ndaj t\u00eb Cilit duhet \u201ct\u00eb frik\u00ebsohesh\u201d si frika nga e panjohura, si frika nga rreziku i mbijetes\u00ebs, si frika nga hakmarrja e padrejt\u00eb, si frika nga keqp\u00ebrdorimi i pushtetit absolut, si frika nga luani i xhungl\u00ebs apo gjarpri helmues. N\u00ebse dikush ndjen nj\u00eb lloj \u201cfrike\u201d t\u00eb till\u00eb ndaj Zotit, ai duhet t\u00eb sh\u00ebrohet te psikologu. Sepse kur njeriu e humbi frik\u00ebn reale ndaj Zotit, kaloi n\u00eb frik\u00eb neurotike ndaj njer\u00ebzve dhe fenomeneve.<\/p>\n<p>N\u00ebse besimi nuk ju sjell\u00eb paqe me veten, por ua shton konfuzionet dhe pasigurit\u00eb, m\u00eb mir\u00eb mos besoni! N\u00ebse besimi ju detyron t\u2019i urreni jobesimtar\u00ebt, m\u00eb mir\u00eb mos besoni! Urrejeni mosbesimin, por me jobesimtarin dialogoni sepse ai mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mik i mir\u00eb!<\/p>\n<p>P\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb besimtar i sinqert\u00eb ai q\u00eb e beson Zotin dhe ia shpreh dashurin\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak se ia ka premtuar parajs\u00ebn. Besimtari i sinqert\u00eb e pranon Zotin edhe pa kushtin e parajs\u00ebs, e dashuron At\u00eb dhe i shpreh mir\u00ebnjohje edhe n\u00ebse s\u2019do t\u00eb merrte prej Tij premtimin p\u00ebr parajs\u00eb. Nj\u00eb besim p\u00ebrtej tregtis\u00eb. Nj\u00eb dashuri hyjnore pa interesin e shp\u00ebrblimit. Un\u00eb e favorizoj nj\u00eb besim q\u00eb m\u00eb shum\u00eb shprehet p\u00ebrmes lavdatave ndaj Zotit, sesa p\u00ebrmes k\u00ebrkesave ndaj Zotit ndon\u00ebse jan\u00eb legjitime.<\/p>\n<p>Besimi nuk e shnd\u00ebrron njeriun n\u00eb qenie inferiore, p\u00ebrkundrazi, e ruan at\u00eb nga \u201czoti ideologjik\u201d, nga \u201czoti i pasioneve\u201d, nga \u201czoti i sistemit\u201d, nga \u201czoti i frik\u00ebs\u201d, nga \u201czoti i s\u00ebmundjes\u201d, nga \u201czoti i p\u00ebrfitimit\u201d, nga \u201czoti i momentit\u201d, nga \u201czoti i partis\u00eb\u201d, nga \u201czoti i shantazhit\u201d, nga \u201czoti imagjinar\u201d, nga \u201czoti i elitave\u201d, nga \u201czoti i t\u00eb varf\u00ebrve\u201d, nga \u201czoti i depresionit\u201d, nga \u201czoti i lumturis\u00eb\u201d, nga \u201czoti i hakmarrjes\u201d e deri te rreziku m\u00eb i madh: \u201cvetvetja si zot\u201d \u2013 \u201cnjeriu zot\u201d.<\/p>\n<p>Besimi e garanton dinjitetin e njeriut, nuk e lejon at\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb turm\u00eb instinktive. Ai beson fuqish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrkulja ekskluzive i takon vet\u00ebm nj\u00eb Qenieje t\u00eb Pakufishme, nj\u00eb Zoti q\u00eb nuk kufizohet n\u00eb koncepin koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb. Jo nj\u00eb Zoti q\u00eb \u201cvuan\u201d p\u00ebr adhurimin ton\u00eb ndaj Tij apo q\u00eb \u201cvuan\u201d p\u00ebr sundimin e Tij ndaj nesh, por q\u00eb p\u00ebrmes adhurimit ta garantoj\u00eb pacenueshm\u00ebrin\u00eb e njeriut nga zotat e rrejsh\u00ebm, q\u00eb njeriu t\u00eb mos b\u00ebhet moralisht i pakurrizor\u00eb.<\/p>\n<p>Ateist\u00ebt kan\u00eb argumente shterpe dhe nxitin polemika t\u00eb kota: \u201cNj\u00eb njeri q\u00eb rritet dhe jeton i izoluar nga bota, nuk mund ta njoh\u00eb dhe ta besoj\u00eb Zotin, prandaj Zoti s\u2019ekziston \u2013 ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt kulturor!\u201d; apo: \u201cPse Zoti rri indiferent dhe nuk i mbron viktimat? Pse Zoti historikisht ka toleruar gjakderdhje, luft\u00ebra, terror e spastrime etnike dhe nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb t\u2019i ndalte ato?\u201d.<\/p>\n<p>Ky mendim u shkon p\u00ebr shtati agjenturave q\u00eb promovojn\u00eb ateizmin. E kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta lexojn\u00eb heshtjen e Zotit \u201cinferior\u201d dhe rolin inteligjent t\u00eb Zotit si \u201cprodukt kulturor\u201d. Jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb shtres\u00eb e frustruar e shoq\u00ebris\u00eb. Sepse ende nuk po arrijn\u00eb ta kuptojn\u00eb se armiku m\u00eb i madh i njeriut \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ideologjia antinjer\u00ebzore q\u00eb e krijoi vet\u00eb njeriu. Nj\u00eb ideologji q\u00eb ka deformuar vet\u00ebdijen njer\u00ebzore, duke e paraqitur filozofin\u00eb materialiste si ideologji t\u00eb vetme t\u00eb jet\u00ebs dhe duke margjinalizuar Zotin dhe sistemin human t\u00eb vlerave.<\/p>\n<p>Luft\u00ebrat jan\u00eb produkt i marr\u00ebzive njer\u00ebzore, jo i hyjnis\u00eb shembullore. Zoti ishte justifikim dhe keqp\u00ebrdorim i historive t\u00eb dhun\u00ebs, jo frym\u00ebzim i drejt\u00eb. Zoti \u00ebsht\u00eb mik i qytet\u00ebrimit, armik i dhun\u00ebs. Ai hidh\u00ebrohet m\u00eb s\u00eb shumti me hipokrizin\u00eb e njer\u00ebzve, me dashurin\u00eb artificiale, me identitetet e maskuara, me manipulimet e fshehta, me g\u00ebnjimin e vetvetes, me mashtrimin publik. Sa pak njer\u00ebz t\u00eb sinqert\u00eb ka kjo bot\u00eb, sa pak besim t\u00eb sinqert\u00eb ka kjo bot\u00eb!<\/p>\n<p>Deri te ajo pyetja e famshme: \u201cN\u00ebse Zoti krijoi gjith\u00e7ka, po Zotin kush e krijoi? A e krijoi Ai vetveten?\u201d N\u00eb fakt, edhe sikur ta gjenin \u201cKrijuesin e Krijuesit\u201d, ateist\u00ebt do t\u00eb vazhdonin me pyetje pafund: \u201cPo Krijuesin e Krijuesit kush e krijoi?\u201d, q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb tregon vet\u00ebm fantazin\u00eb e tyre t\u00eb pakufishme. Kureshtja p\u00ebr t\u00eb gjetur shkakun e Universit \u00ebsht\u00eb kureshtje e sh\u00ebndosh\u00eb, por kureshtja p\u00ebr t\u00eb gjetur shkakun e Zotit kthehet shpejt n\u00eb d\u00ebshprim. Sepse Zoti \u00ebsht\u00eb i pa Fillim dhe i pa Mbarim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa jobesimtari ka nj\u00eb logjik\u00eb se l\u00ebnd\u00ebt inogranike kan\u00eb formuar qeliz\u00ebn organike, se jeta krijoi vetveten, krejt rast\u00ebsisht! A mundet nga di\u00e7ka e pajet\u00eb, nga hi\u00e7i, t\u00eb vij\u00eb di\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb? A mund t\u00eb prodhohet vet\u00ebdija e rregulli nga kaosi? A \u00ebsht\u00eb organizmi nj\u00eb produkt i verb\u00ebr i natyr\u00ebs? Kjo ishte nj\u00eb shp\u00eblarje e trurit q\u00eb e prodhoi Teoria e Evolucionit. Jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb elegante dhe inteligjente p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb produkt i rast\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se ne jemi pjes\u00eb e nj\u00eb plani t\u00eb madh hyjnor dhe nuk vijm\u00eb nga aksidenti. Vet\u00ebdija jon\u00eb nuk lindi nga pluhuri. Truri jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli q\u00eb nuk imitohet, rikrijohet apo riciklohet. E si mund t\u00eb jet\u00eb truri nj\u00eb vep\u00ebr e rast\u00ebsishme biologjike? A nuk \u00ebsht\u00eb truri nj\u00eb galaktik\u00eb brenda kok\u00ebs ton\u00eb? T\u00eb gjitha gjallesat jan\u00eb t\u00eb krijuara nga Zoti i Gjith\u00ebsis\u00eb, nuk jan\u00eb produkt i evolucionit. Krijimi \u00ebsht\u00eb proces kompleks i mozaikut t\u00eb larmish\u00ebm t\u00eb organizmave me mjeshtri dhe inteligjenc\u00eb hyjnore. Ato jan\u00eb krijuar t\u00eb ndara nga nj\u00ebra-tjetra, nuk kan\u00eb paraardh\u00ebs t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, me forma dhe funksione t\u00eb p\u00ebrsosura, secila me ADN t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Asesi nga trungu evolucionar. Pema evolucionare q\u00eb na e m\u00ebsuan n\u00eb shkolla ishte mashtrimi m\u00eb i madh. Nuk \u00ebsht\u00eb njeriu nj\u00eb gabim apo pasoj\u00eb q\u00eb ec\u00ebn n\u00eb Tok\u00eb.<\/p>\n<p>Mosbesimi \u00ebsht\u00eb i prirur t\u2019i shnd\u00ebrroj\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb armiq t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, n\u00eb racist\u00eb, egoist\u00eb, etno-centrik\u00eb, arrogant\u00eb, mosmir\u00ebnjoh\u00ebs, mohues, q\u00eb rebelohen ndaj fjal\u00ebve t\u00eb Zotit dhe arratisen nga liria hyjnore e garantuar prej Tij. Mosbesimi i b\u00ebn mendjeleht\u00ebt t\u00eb mos mendojn\u00eb p\u00ebr vete, sepse ka kush mendon p\u00ebr ta. Prandaj Zoti nga qielli nuk zbriti arm\u00eb, por zbriti fjal\u00eb dhe libra.<\/p>\n<p>Jobesimtar\u00ebt do t\u00eb jetojn\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb mister t\u00eb komplikuar e t\u00eb pazgjidhur, n\u00eb nj\u00eb theqafje ideologjike, n\u00eb dilema t\u00eb panevojshme e n\u00eb barriera psikologjike e emocionale. T\u00eb ndikuar nga filozof\u00ebt materialist\u00eb, ata kan\u00eb shpikur arbitraritetin e Zotit si dhun\u00eb historike. Ata e kan\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb kurthet e jet\u00ebs, e kan\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ngushllohen n\u00eb humbjet e jet\u00ebs. Jeta \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aventur\u00eb p\u00ebr jobesimtar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb fund l\u00eb shije t\u00eb hidhur. Me nj\u00eb shpirt t\u00eb korruptuar nga zotat e rrejsh\u00ebm, jobesimtar\u00ebt p\u00ebrjetojn\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb psikologjike, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbajn\u00eb fsheht\u00eb sepse p\u00ebrmbajtjen e depresionit e mb\u00ebshtjellin me g\u00ebzofin e lumturis\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb fare s\u2019do ta besoja Zotin m\u00eb shum\u00eb n\u00ebse At\u00eb do ta shihja me sy \u00e7do m\u00ebngjes dhe \u00e7do mbr\u00ebmje. As n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt e bot\u00ebs do t\u00eb b\u00ebheshin tani besimtar\u00eb, besimi im do t\u00eb ishte i nj\u00ebjt\u00eb. As n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt do b\u00ebheshin tani jobesimtar\u00eb, besimi im nuk do t\u00eb interferohej prej tyre. Sepse besimit tim nuk i duhet nj\u00eb konfirmim apo protokoll, as trash\u00ebgimi. Gjuha e brendshme e kodit tim gjenetik dhe e sistemit tim organik e psikologjik flet qart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Autor. Un\u00eb at\u00eb gjuh\u00eb e kuptoj. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb utopi! As iluzion, as opium. Prandaj s\u2019jam ateist.<\/p>\n<p>Do t\u2019i sugjeroja secilit ateist q\u00eb ta lexoj\u00eb librin e filozofit t\u00eb njohur, ish-ateistit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shekullit XX, Antony Flew, me titull \u201cZoti *nuk* ekziston \u2013 Si e ndryshoi mendjen ateisti m\u00eb i famsh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb\u201d, botuar n\u00eb shqip nga Sht\u00ebpia Botuese \u201cALPHABET J&amp;H\u201d, Prishtin\u00eb, 2024.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ateist\u00ebt mendojn\u00eb se Zoti duhet t\u00eb \u201czbulohet\u201d p\u00ebrmes teleskopit, laboratorit, eksperimentit, ekuacionit, formulave, zb\u00ebrthimeve, gjetjeve apo provave empirike. Por Zoti nuk matet me numra, as nuk vjen me zhurm\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb qasje nuk do ta \u201czbulojn\u00eb\u201d Zotin kurr\u00eb! Sepse Zoti nuk \u00ebsht\u00eb gjetje, zbulim a shpikje, Zoti \u00ebsht\u00eb besim. Zoti nuk \u00ebsht\u00eb gjurm\u00eb fizike, Zoti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":100391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-100392","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100392","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100392"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100392\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}