{"id":100520,"date":"2026-03-01T21:10:14","date_gmt":"2026-03-01T18:10:14","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ng-fitim-zekthi-mbi-islamofobine-si-semundje-sidomos-ne-kosove\/"},"modified":"2026-03-01T21:10:14","modified_gmt":"2026-03-01T18:10:14","slug":"ng-fitim-zekthi-mbi-islamofobine-si-semundje-sidomos-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ng-fitim-zekthi-mbi-islamofobine-si-semundje-sidomos-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Ng Fitim Zekthi: Mbi islamofobin\u00eb si s\u00ebmundje, sidomos n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/egeg-e1772388364706.webp\" alt=\"Ng Fitim Zekthi: Mbi islamofobin\u00eb si s\u00ebmundje, sidomos n\u00eb Kosov\u00eb\"\/><\/figure>\n<p>Islamofobia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje e keqe, e posht\u00ebr, e sh\u00ebmtuar. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb racizmi. Si \u00e7do raciz\u00ebm, ajo ka p\u00ebr burim frik\u00ebn nga humbja e statusit, frik\u00ebn p\u00ebr humbjen e rolit zakonisht dominues n\u00eb shoq\u00ebri dhe komunitet etj. Racizmi b\u00ebn nj\u00eb kategorizim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm jologjik t\u00eb njer\u00ebzve. Truri p\u00ebrdor stereotipe p\u00ebr t\u00eb mos harxhuar shum\u00eb energji gjat\u00eb procesit t\u00eb njohjes. Pra, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre ai b\u00ebn nj\u00eb lidhje t\u00eb shkurt\u00ebr (e cila, si\u00e7 ndodh n\u00eb fizik\u00ebn e elektricitetit, b\u00ebn mas\u00eb dhe djeg qarkun) p\u00ebr shkak t\u00eb pafuqis\u00eb dhe dembelizmit.<\/p>\n<p>Theodor Adorno thoshte se individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ankth t\u00eb lart\u00eb, duan dominim, duan rend q\u00eb i b\u00ebn ata t\u00eb sundojn\u00eb dhe jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb prirur ndaj paragjykimeve. Kur k\u00ebta \u201cndihen\u201d t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, k\u00ebrkojn\u00eb gjithnj\u00eb fajtor\u00eb jasht\u00eb tyre. Kaq ishte e gjitha.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova (nuk po hyjm\u00eb n\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn, se ajo nuk do t\u00eb mbaronte kurr\u00eb) kan\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb shfrenuar racizmi n\u00eb \u00e7do drejtim.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb (n\u00eb Shqip\u00ebri kjo shfaqet m\u00eb e zbeht\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat publike padyshim, por ekziston), islamofobia ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb gjer\u00ebsisht dhe ka z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb hap\u00ebsirat publike. Gazetar\u00eb, profesor\u00eb, akademik\u00eb etj., dalin her\u00eb pas here dhe flasin p\u00ebr Kosov\u00ebn si nj\u00eb shtet laik i cili nuk duhet t\u00eb merret me fen\u00eb, flasin p\u00ebr fen\u00eb si di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje private, flasin p\u00ebr Islamin si nj\u00eb fe q\u00eb ka ardhur nga pushtuesit, flasin p\u00ebr Krishterimin si nj\u00eb fe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe m\u00eb per\u00ebndimore, flasin kund\u00ebr thirrjes s\u00eb ezanit apo kund\u00ebr mbajtjes s\u00eb shamis\u00eb nga vajzat n\u00eb shkolla, flasin p\u00ebr Islamin si nj\u00eb fe nga e cila mund t\u00eb lind\u00eb, sipas tyre, terrorizmi etj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pak a shum\u00eb nj\u00eb sjellje pavloviane q\u00eb shfaqet shpesh sapo del di\u00e7ka q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Islamin. N\u00eb nj\u00eb rast disa vite m\u00eb par\u00eb, kur po p\u00ebrcillej p\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr babai i futbollistit t\u00eb komb\u00ebtares M\u00ebrgim Mavraj, pan\u00eb arkivolin e mbuluar me sexhden me t\u00eb cil\u00ebn ai falej n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb dhe vrapuan t\u00eb thon\u00eb se po varroset me flamurin e ISIS-it. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh \u00e7do vit kur \u00ebsht\u00eb muaji i Ramazanit. Flasin t\u00eb shqet\u00ebsuar se njer\u00ebzit masivisht agj\u00ebrojn\u00eb dhe mbyllin dyqanet gjat\u00eb dit\u00ebs, apo se krijohet nj\u00eb atmosfer\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase fetare. Ky vit nisi p\u00ebr arsye t\u00eb orarit t\u00eb shkollave, i cili u ndryshua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb or\u00ebn e iftarit t\u00eb jen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Nj\u00eb pjes\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb medias, t\u00eb jet\u00ebs publike apo edhe profesor\u00eb flasin p\u00ebr cenimin e laicizmit, flasin p\u00ebr Kosov\u00ebn si vend per\u00ebndimor n\u00eb t\u00eb cilin feja \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje private.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e habitshme se si nuk arrit\u00ebn t\u00eb kuptojn\u00eb dot se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e lir\u00eb, nj\u00eb shoq\u00ebri plurale dhe demokratike. \u00cbsht\u00eb e habitshme se si edhe kaq vite pas \u00e7lirimit nga Serbia, ku vendi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shtet i lir\u00eb dhe demokratik, ekzistojn\u00eb k\u00ebto mend\u00ebsi t\u00eb shemtuara totalitare, p\u00ebrjashtuese, raciste.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e habitshme se si ka gazetar\u00eb dhe profesor\u00eb universiteti q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb, q\u00eb jan\u00eb kaq mediok\u00ebr, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste jan\u00eb edhe kaq injorant\u00eb sa nuk e kuptojn\u00eb se fet\u00eb nuk ndahen dhe nuk duhet t\u00eb ndahen nga shoq\u00ebria dhe shteti n\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb k\u00ebqija, n\u00eb per\u00ebndimore dhe lindore, n\u00eb paq\u00ebsore dhe terroriste. Fet\u00eb jan\u00eb fe, jan\u00eb pjes\u00eb e thell\u00eb dhe e pandashme e m\u00ebnyr\u00ebs se si nd\u00ebrtohet identiteti i shum\u00eb njer\u00ebzve dhe i shoq\u00ebris\u00eb. Duke qen\u00eb k\u00ebshtu, shoq\u00ebrit\u00eb zgjedhin t\u00eb mos shajn\u00eb asnj\u00eb fe si e keqe n\u00eb vetvete (kur individ\u00eb t\u00eb nj\u00eb besimi b\u00ebjn\u00eb budallall\u00ebqe \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. Ata duhen p\u00ebrbuzur, por jo feja).<\/p>\n<p>Si nuk kuptuan dot asnj\u00ebher\u00eb se nuk ka kultura inferiore dhe kultura superiore. \u00c7far\u00eb gazetar\u00ebsh apo \u00e7far\u00eb profesor\u00ebsh (ka patur me titullin akademik q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb marr\u00ebzira t\u00eb tilla) jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb nuk kan\u00eb lexuar, m\u00eb sa duket, asgj\u00eb nga Edward Tylor Burnet apo Frantz Boas, Lewis Henry Morgan, James Frazer etj. Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb me koh\u00eb dhe bota e qytet\u00ebruar, profesor\u00ebt dhe gazetar\u00ebt apo universitetet e k\u00ebsaj bote i kan\u00eb zhdukur me koh\u00eb tezat mbi kultura inferiore dhe kultura superiore, mbi fe t\u00eb mira dhe fe t\u00eb k\u00ebqija, mbi fe per\u00ebndimore apo fe lindore, mbi fe \u201cautoktone\u201d apo fe t\u00eb pushtuesit, mbi fe t\u00eb kulturuar dhe fe t\u00eb antikultur\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb anakronizma, k\u00ebto jan\u00eb qesharake. K\u00ebto i trumbetojn\u00eb sot vet\u00ebm ekstremist\u00ebt dhe injorant\u00ebt n\u00eb bot\u00eb. K\u00ebto i trumbetojn\u00eb fashist\u00ebt dhe racist\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me seriozitetin dhe akademin\u00eb, si Magdi Alam apo si Pamela Geller, si Robert Spencer apo Laura Loomer etj.<\/p>\n<p>Si nuk e kuptojn\u00eb k\u00ebta gazetar\u00eb dhe profesor\u00eb q\u00eb laiciteti ka kuptim n\u00eb nj\u00eb vend ku lejohen fet\u00eb. Si nuk e kuptojn\u00eb k\u00ebta q\u00eb laiciteti \u00ebsht\u00eb gjenet n\u00eb nj\u00eb interval q\u00eb nuk ka kufij ekzakt\u00eb. N\u00ebse synon t\u00eb ndryshosh nj\u00eb shoq\u00ebri dhe ta besh pa fe, n\u00ebse do t\u00eb shtysh drejt nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb e sulmon dhe e lufton fen\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ndjek\u00ebsh modelin jakobin, i cili i mbylli kishat dhe vrau mij\u00ebra prift\u00ebrinj, at\u00ebher\u00eb zgjidh laicitetin sipas revolucuionit jakobin. Por nuk duket se k\u00ebta duan k\u00ebt\u00eb variant, pasi do ishte \u00e7menduri. Ky \u00ebsht\u00eb varianti ekstrem. Vet\u00eb Franca me ligjin p\u00ebr laicitetin t\u00eb vitit 1905 e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb qasje dhe e zbuti shum\u00eb qendrimin, por mbetet vendi me laicitetin m\u00eb strikt n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Italia, Gjermania, Anglia, Greqia, Spanja dhe dhjet\u00ebra vende t\u00eb tjera kan\u00eb variante t\u00eb tjera t\u00eb laicitetit, kan\u00eb nj\u00eb variant ku kisha, xhamia apo besimi nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje private por jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb shoq\u00ebri dhe shteti kujdeset q\u00eb lirit\u00eb fetare t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb mos preken madje kujdeset q\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb dhe t\u2019i garantoj\u00eb ato.<\/p>\n<p>SHBA ka nj\u00eb model edhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb SHBA, ku fjala \u201claicitet\u201d nuk ekziston fare (e cila n\u00eb fakt nuk gjendet askund n\u00eb bot\u00ebn anglosaksone), p\u00ebrdoret togfjal\u00ebshi \u201cmur ndar\u00ebs\u201d i Thomas Jefferson-it. Ai, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb i d\u00ebrgoi banor\u00ebve n\u00eb Connecticut (Kontese Dunbury) n\u00eb zgjedhjet e vitit 1800 u tha se do t\u00eb ngrinte nj\u00eb mur ndar\u00ebs mes shtetit dhe kish\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shteti te mos e\u00a0 kaloj\u00eb kurr\u00eb, por kisha t\u00eb flas\u00eb dhe t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb shtetit shum\u00eb\u00e7ka kur sheh q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb aty ku duhet. Pra kisha, tha ai, do t\u00eb hip\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb mur dhe do t\u2019i flas\u00eb dhe madje b\u00ebrtas\u00eb shtetit. Kjo tradit\u00eb \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb edhe sot, aq e fort\u00eb sa feja, besimi fetar, gjendet kudo.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrmendim vet\u00ebm nj\u00eb rast p\u00ebr ilustrim: n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Sherbert v. Verner (1963), ku nj\u00eb grua u refuzua p\u00ebr p\u00ebrfitimet e papun\u00ebsis\u00eb sepse refuzoi t\u00eb punonte t\u00eb shtun\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb besimit t\u00eb saj fetar, Gjykata Supreme vendosi se liria fetare mbrohet kund\u00ebr ligjeve q\u00eb pengojn\u00eb praktik\u00ebn fetare. Pra liria fetare prevalon. Si ky vendim jan\u00eb edhe shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si psh. Burwell v. Hobby Lobby Stores, Inc. (2014), Church of the Lukumi Babalu Aye v. City of Hialeah (1993), Employment Division v. Smith (1990). Kaq sa i takon laicitetit.<\/p>\n<p>M\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr, s\u2019mund t\u00eb jesh gazetar, profesor apo \u00e7far\u00ebdo q\u00eb mendon se Kosova apo Shqip\u00ebria, atdheu yt i shtrenjt\u00eb, e cil\u00ebson besimin e shumic\u00ebs s\u00eb popullit t\u00ebnd besim pa kultur\u00eb, jo per\u00ebndimore, m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se nj\u00eb besim tjet\u00ebr apo besim q\u00eb vjen prej pushtuesit. Nuk po p\u00ebrmendim ata q\u00eb thon\u00eb se po nuk je i krishter\u00eb nuk je fare shqiptar, ata pak syresh t\u00eb mbytur n\u00eb raciz\u00ebm, se kjo \u00ebsht\u00eb lemeri fare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb patriot, nj\u00eb atdhetar nuk do t\u00eb vepronte k\u00ebshtu. Nj\u00eb patriot nuk do, nuk ka dashuri p\u00ebr malet dhe tok\u00ebn, p\u00ebr shiun apo ret\u00eb, p\u00ebr\u00a0 p\u00ebrrenjte dhe pyjet, p\u00ebr shkurret apo p\u00ebr arrat. Nj\u00eb patriot \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb do njer\u00ebzit, popullin e tij, varret dhe kujtimet, sakrificat, shpirtin e njer\u00ebzve t\u00eb vendit t\u00eb tij. Si mund t\u00eb flitet k\u00ebshtu me ton dhe gjuh\u00eb islamofobe kur je patriot? Nuk ka patriot\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga racizmi. Racizmi \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr gjithkujt, edhe kund\u00ebr vet\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb racist\u00eb. Edhe ata vet\u00eb p\u00ebrv\u00eblohen, p\u00ebllcasin n\u00ebn ethet e racizmit, vuajn\u00eb dhe tehuajesohen prej tij.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra elementare t\u00eb zgjidhura me koh\u00eb nga bota. \u00cbsht\u00eb faqja e zez\u00eb q\u00eb ne kemi nj\u00eb kategori kaq mediokre, kaq banale q\u00eb ka z\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hap\u00ebsirat publike.<\/p>\n<p>Hoxhallar\u00ebt dhe prift\u00ebrinjt\u00eb tan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb histori kan\u00eb folur me nj\u00eb gjuh\u00eb kur vjen puna tek respekti p\u00ebr fen\u00eb dhe lirit\u00eb e fes\u00eb. Ata jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb krah\u00eb t\u00eb njeri-tjetrit, kan\u00eb sakrifikuar n\u00eb krah\u00eb t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Islami dhe Krishterimi jan\u00eb dy fe t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe po i shave ato, po kufizove lirit\u00eb e jetuarit sipas besimit, je thjesht injorant ose antishqiptar, ose t\u00eb dyja bashk\u00eb.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Islamofobia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje e keqe, e posht\u00ebr, e sh\u00ebmtuar. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb racizmi. Si \u00e7do raciz\u00ebm, ajo ka p\u00ebr burim frik\u00ebn nga humbja e statusit, frik\u00ebn p\u00ebr humbjen e rolit zakonisht dominues n\u00eb shoq\u00ebri dhe komunitet etj. Racizmi b\u00ebn nj\u00eb kategorizim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm jologjik t\u00eb njer\u00ebzve. Truri p\u00ebrdor stereotipe p\u00ebr t\u00eb mos harxhuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":100519,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-100520","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100520","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100520"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100520\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100519"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}