{"id":100760,"date":"2026-03-03T15:15:13","date_gmt":"2026-03-03T12:15:13","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-dr-arben-ramkaj-lufta-ne-iran-dhe-shqiperia-ne-nje-rend-nderkombetar-ne-fragmentim\/"},"modified":"2026-03-03T15:15:13","modified_gmt":"2026-03-03T12:15:13","slug":"nga-dr-arben-ramkaj-lufta-ne-iran-dhe-shqiperia-ne-nje-rend-nderkombetar-ne-fragmentim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/nga-dr-arben-ramkaj-lufta-ne-iran-dhe-shqiperia-ne-nje-rend-nderkombetar-ne-fragmentim\/","title":{"rendered":"Nga Dr. Arben Ramkaj: Lufta n\u00eb Iran dhe Shqip\u00ebria n\u00eb nj\u00eb rend nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fragmentim"},"content":{"rendered":"<figure class=\"post-featured-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/538513284_4411960855698186_3122879221842026097_n.jpg\" alt=\"Nga Dr. Arben Ramkaj: Lufta n\u00eb Iran dhe Shqip\u00ebria n\u00eb nj\u00eb rend nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fragmentim\"\/><\/figure>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur diplomacia dukej se po afrohej drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb brisht\u00eb, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb sulm t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm ndaj Iranit, duke e zhvendosur rajonin nga negociatat e tensionuara n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb hapur. Objektivat p\u00ebrfshin\u00eb infrastruktur\u00eb strategjike dhe qendra vendimmarrjeje n\u00eb Teheran. Ajo q\u00eb deri dje ishte presion diplomatik, sot u shnd\u00ebrrua n\u00eb realitet ushtarak.<\/p>\n<p>Raportimet p\u00ebr goditjen e niveleve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb lidershipit iranian u konfirmuan m\u00eb pas. Presidenti Trump njoftoi vrasjen e liderit suprem t\u00eb Iranit, Khamenei, si dhe t\u00eb dhjet\u00ebra komandant\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. Kjo nuk ishte thjesht nj\u00eb goditje taktike; ishte nj\u00eb akt i past\u00ebr lufte. Synimi nuk ishte vet\u00ebm dob\u00ebsimi ushtarak i Iranit, por prekja e vet\u00eb b\u00ebrtham\u00ebs drejtuese t\u00eb regjimit \u2014 nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb riformatuar ekuilibrat rajonal\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb imponuar nj\u00eb realitet t\u00eb ri strategjik n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr ta kuptuar thell\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj p\u00ebrplasjeje, duhet par\u00eb p\u00ebrtej dimensionit ushtarak. Konflikti ka nj\u00eb shtres\u00eb ideologjike q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb menaxhimin e tij. Irani mbetet i nd\u00ebrtuar mbi doktrin\u00ebn e shiizmit politik revolucionar, nd\u00ebrsa n\u00eb Izrael dinamika e brendshme politike \u2014 ku forcat nacionaliste veprojn\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb me segmente t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme \u2014, e shoq\u00ebruar me krimet e kryera n\u00eb Gaza dhe me retorik\u00ebn e tyre \u201cnga Nili n\u00eb Eufrat\u201d, ka humbur besimin e shum\u00eb popujve dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i hapur i Gjykat\u00ebs Penale t\u00eb Hag\u00ebs. Shteti i Izraelit ka mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb nga administrata Trump, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nga segmente evangjeliste n\u00eb SHBA, q\u00eb e interpretojn\u00eb konfliktin edhe n\u00eb terma fetar\u00eb.<\/p>\n<p>Historia ka treguar se kur doktrina fetare nd\u00ebrthuret me politik\u00ebn, ajo prodhon konflikte marramend\u00ebse \u2014 at\u00eb q\u00eb teoricien\u00ebt e kan\u00eb quajtur \u201cp\u00ebrplasje qytet\u00ebrimesh\u201d \u2014 dhe n\u00eb at\u00eb moment hap\u00ebsira p\u00ebr kompromis ngushtohet, nd\u00ebrsa p\u00ebrplasja rrezikon t\u00eb marr\u00eb karakter ekzistencial.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb t\u00eb tensionuar, kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja iraniane ishte e ashp\u00ebr dhe e shtrir\u00eb n\u00eb disa fronte nj\u00ebkoh\u00ebsisht. U godit\u00ebn vende t\u00eb Gjirit Arab me karakter suni, baza ushtarake per\u00ebndimore dhe objekte energjetike strategjike si Aramco, porti i Dukmit apo qytete t\u00eb gazit n\u00eb Katar dhe n\u00eb Abu Dhabi. Irani bllokoi edhe Ngushtic\u00ebn e Hormuzit, duke e zhvendosur menj\u00ebher\u00eb kriz\u00ebn nga nj\u00eb konflikt rajonal n\u00eb nj\u00eb nyje t\u00eb siguris\u00eb globale.<\/p>\n<p>Sepse Hormuzi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb hart\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb arteria p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs kalon nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e energjis\u00eb bot\u00ebrore. Nd\u00ebrsa lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka riform\u00ebsuar arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb evropiane, nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim n\u00eb Gjirin Persik do t\u00eb kishte ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb stabilitetin energjetik dhe financiar global. Evropa, ende n\u00eb proces rikuperimi nga tronditjet e viteve t\u00eb fundit, do ta ndiente menj\u00ebher\u00eb \u00e7do nd\u00ebrprerje furnizimi apo rritje t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb \u00e7mimeve. K\u00ebshtu, nj\u00eb kriz\u00eb rajonale do t\u00eb p\u00ebrkthehej shpejt n\u00eb presion ekonomik, social dhe politik n\u00eb kryeqytetet evropiane.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebr Bashkimin Evropian kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb periferike. Ajo prek sigurin\u00eb energjetike, kohezionin ekonomik dhe kredibilitetin e diplomacis\u00eb shum\u00ebpal\u00ebshe. Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia po p\u00ebrpiqen t\u00eb negociojn\u00eb, por jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb af\u00ebr rreshtimit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin n\u00eb nj\u00eb strategji q\u00eb synon dob\u00ebsimin apo rr\u00ebzimin e regjimit iranian. Kjo tregon se rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk po funksionon m\u00eb mbi logjik\u00ebn e nd\u00ebrmjet\u00ebsimit, por mbi kalkulimin e forc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst duhet par\u00eb edhe pozicioni i Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo ka nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Iranin dhe, pas zhvillimeve t\u00eb fundit, Tirana u rreshtua nd\u00ebr vendet e para hapur me SHBA-n\u00eb dhe Izraelin. Por, ndryshe nga Kosova, ku u mblodh K\u00ebshilli i Siguris\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri ky ishte nj\u00eb vendim i vet\u00ebm, i marr\u00eb vullnetarisht nga Kryeministri. N\u00eb mendimin tim, vendime t\u00eb tilla duhet t\u00eb ken\u00eb karakter konsensual komb\u00ebtar, sepse p\u00ebrfshijn\u00eb jo vet\u00ebm politik\u00ebn e jashtme, por edhe sigurin\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr elemente p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb mbeten t\u00eb qarta:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Irani ka ushtruar ndikim p\u00ebrmes aktor\u00ebve t\u00eb lidhur me t\u00eb n\u00eb Liban, Jemen, Irak dhe Siri, duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikte me karakter sektar. N\u00eb fakt, Irani nuk ka qen\u00eb i vetmi; problemi i ndarjes suni-shiite dhe shfryt\u00ebzimi i k\u00ebsaj ndarjeje ka qen\u00eb i qart\u00eb n\u00eb gjeopolitik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Irani e konsideron Shqip\u00ebrin\u00eb si \u201cshejtanin e vog\u00ebl\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb strehimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb MEK-ut, t\u00eb pranuar nga forcat kryesore politike shqiptare, \u00e7ka ka \u00e7uar n\u00eb nd\u00ebrprerjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike dhe n\u00eb perceptimin reciprok si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare kan\u00eb qen\u00eb reale dhe kan\u00eb ekspozuar vendin n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb ri sigurie, si rrall\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e dekad\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb kat\u00ebrti, konflikti aktual \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrthurje e rrezikshme mes gjeopolitik\u00ebs dhe fes\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se me goditjen e bazave angleze n\u00eb Qipro, edhe Shqip\u00ebria perceptohet nga analist\u00ebt si e ekspozuar, megjith\u00ebse aktualisht shihet si larg nj\u00eb sulmi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga regjimi iranian. Megjithat\u00eb, kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb eksperti Ilir Kulla, n\u00eb rast t\u00eb vijimit t\u00eb nj\u00eb lufte frontale.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, kjo p\u00ebrballje nuk ka nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb qart\u00eb fronti. Ajo zhvillohet n\u00eb aj\u00ebr, n\u00eb det, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn kibernetike dhe n\u00eb tregjet energjetike. Tashm\u00eb rendi nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb i fragmentizuar; ai po e humb pak nga pak legjitimitetin e tij dhe jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb rendi t\u00eb ri bot\u00ebror. Diplomacia po z\u00ebvend\u00ebsohet nga veprimi i nj\u00ebansh\u00ebm; p\u00ebrmbajtja strategjike dhe de-p\u00ebrshkall\u00ebzimi nuk jan\u00eb m\u00eb opsione \u2014 jan\u00eb domosdoshm\u00ebri globale.<\/p>\n<p>Sepse konfliktet q\u00eb zgjerojn\u00eb kufijt\u00eb e tyre p\u00ebr arsye sigurie, t\u00eb nd\u00ebrthurura me politik\u00eb, etni dhe fe, rrall\u00eb tkurren vet\u00eb. Dhe Evropa duhet t\u00eb marr\u00eb rolin e duhur n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim, sepse ajo e di m\u00eb mir\u00eb se kushdo se \u00e7mimi i d\u00ebshtimit diplomatik paguhet gjithmon\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<hr style=\"margin:30px 0\"\/>\n<p style=\"font-size:13px;color:#666\">Burimi: <strong>tesheshi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur diplomacia dukej se po afrohej drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb brisht\u00eb, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nd\u00ebrmor\u00ebn nj\u00eb sulm t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm ndaj Iranit, duke e zhvendosur rajonin nga negociatat e tensionuara n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb hapur. Objektivat p\u00ebrfshin\u00eb infrastruktur\u00eb strategjike dhe qendra vendimmarrjeje n\u00eb Teheran. Ajo q\u00eb deri dje ishte presion diplomatik, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":100759,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-100760","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100760","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100760"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100760\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100759"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}