{"id":10096,"date":"2014-09-19T14:43:27","date_gmt":"2014-09-19T12:43:27","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=10096"},"modified":"2018-12-05T08:54:09","modified_gmt":"2018-12-05T07:54:09","slug":"si-u-sabotua-arrestimi-i-berishes-16-vite-me-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/si-u-sabotua-arrestimi-i-berishes-16-vite-me-pare\/","title":{"rendered":"Si u sabotua arrestimi i Berish\u00ebs 16 vite m\u00eb par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/petro-koci.jpg\" alt=\"\" width=\"350\" height=\"312\" class=\"alignleft size-full wp-image-48853\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/petro-koci.jpg 350w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2014\/09\/petro-koci-300x267.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/p>\n<p><strong>Petro Ko\u00e7i, kryetar i Partis\u00eb PSV 91 dhe ish-minist\u00ebr i Rendit, 16 vite m\u00eb par\u00eb kur ndodhi tentativa p\u00ebr grusht shteti nga ana e PD-s\u00eb, pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit, kujton tani se arrestimi i Sali Berish\u00ebs nuk u arrit edhe pse Kuvendi me t\u00eb gjitha votat pro, ia hoqi imunitetin.<\/strong> <\/p>\n<p>M\u00eb pas ishin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt q\u00eb b\u00ebnin thirrje p\u00ebr pajtim komb\u00ebtar q\u00eb ta linin at\u00eb, duke e izoluar politikisht, nd\u00ebrsa n\u00eb dhjetor 1998, takimi mes drejtuesve t\u00eb PS-s\u00eb dhe Berish\u00ebs, e riktheu k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb politik\u00eb. Sipas tij Berisha vazhdon t\u00eb mbetet udh\u00ebheq\u00ebsi i PD-s\u00eb dhe ai nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb ik\u00eb nga politika, sepse ndryshe i bie t\u00eb parballet me drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr akuzat e shumta q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi t\u00eb. <\/p>\n<p>Z.Ko\u00e7i, si e shihni rendin me syrin e ish-ministrit t\u00eb brendsh\u00ebm?<\/p>\n<p> Edhe n\u00eb momentin kur u vendos n\u00eb pik\u00ebpyetje rendi p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb serie atentatesh me eksploziv kam shprehur optimizmin q\u00eb gjendja do t\u00eb ndryshonte dhe mendoj q\u00eb situata vjen duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar. T\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb policis\u00eb ka individ\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb politizuar dhe efektet e keqqeverisjes disa vje\u00e7are nuk mund t\u00eb neutralizohen brenda nj\u00eb viti edhe n\u00eb fush\u00ebn e rendit apo t\u00eb siguris\u00eb. Si nj\u00eb politikan aktiv e gjykoj se rendi gjithnj\u00eb e m\u00eb mir\u00eb po dominohet. Rasti i Lazaratit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e madhe jo thjesht p\u00ebr policin\u00eb por nj\u00eb fitore e shtetit p\u00ebr t\u00eb kontrolluar territorin n\u00eb \u00e7do centimet\u00ebr. <\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7far\u00eb raporti ndodhet drejt\u00ebsia n\u00eb vendin ton\u00eb? <\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb delikate, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga reformat m\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr tu keqkuptuar, p\u00ebr tu keqinterpretuar dhe p\u00ebr tu abuzuar politikisht. Prandaj gjithmon\u00eb kam n\u00ebnvizuar nevoj\u00ebn e nj\u00eb mir\u00ebkuptimi mes pal\u00ebve dhe n\u00ebse kjo nuk arrihet p\u00ebr arsye t\u00eb interesave kriminale q\u00eb ka opozita t\u00eb pakt\u00ebn duhet konsensusi i institucioneve t\u00eb specializuara q\u00eb ka BE-ja dhe SHBA-ja. Ne kemi nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb pastrojm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb nga krimi dhe korrupsioni i cili n\u00eb shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb arrogant, duket q\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb i kapur nga korrupsioni dhe ajo q\u00eb quhet drejt\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00eb nuk po mundet q\u00eb t\u00eb flas\u00eb shqip. Duhet shfryt\u00ebzuar eksperienca nd\u00ebrkomb\u00ebtare edhe pse jo t\u00eb p\u00ebrfshijm\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Shembulli i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model q\u00eb duhet par\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. <\/p>\n<p>Kush po e \u201cdrejton\u201d PD-n\u00eb, Berisha apo Basha? <\/p>\n<p>Ikja \u201cde juro\u201d e Berish\u00ebs nga posti i kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim historik, k\u00ebt\u00eb duhet ta pranojm\u00eb, pavar\u00ebsisht se ai e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb veprim kur nuk mund t\u00eb merrte m\u00eb merita. \u00cbsht\u00eb akoma her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb PD-n\u00eb po e drejton Lulzim Basha, sepse Berisha me veprimet dhe q\u00ebndrimet e veta n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ka p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar aktin e dor\u00ebheqjes. Pavar\u00ebsisht mundimeve t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs p\u00ebr tu sjell\u00eb si kryetari \u201cde facto\u201d i PD-s\u00eb. Berisha faktikisht e komprometon r\u00ebnd\u00eb PD-n\u00eb me q\u00ebndrimin q\u00eb mban, pavar\u00ebsisht se mazhoranc\u00ebs nuk i intereson forcimi i opozit\u00ebs por si qytetar jemi t\u00eb interesuar q\u00eb opozita t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb e sh\u00ebndetshme. Sali Berisha po e \u201cdob\u00ebson\u201d dhe po e \u201cs\u00ebmur\u201d jo vet\u00ebm imazhin, por edhe brumin e PD-s\u00eb. Do t\u00eb ishte korrekte q\u00eb ai t\u00eb mbante q\u00ebndrimin e nj\u00eb t\u00eb dor\u00ebhequri, i cili jo vet\u00ebm q\u00eb flet rrall\u00eb, por edhe kur flet e b\u00ebn me k\u00ebshilla p\u00ebr partin\u00eb e vet dhe n\u00ebse ka momente edhe p\u00ebr gjith\u00eb procesin politik n\u00eb Shqip\u00ebri apo n\u00eb Kosov\u00eb. Por Berisha nuk mundet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb inkriminimit shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb qeverisje dhe interesit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe mbajtur imunitet politik ndaj nj\u00eb veprimi t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ndaj tij apo ndaj njer\u00ebzve af\u00ebr tij, besoj se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore q\u00eb Berisha vazhdon e \u201cushqen\u201d akoma protagonizmin e tij n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p> Pse nuk u arrestua Berisha 16 vite m\u00eb par\u00eb, pas grushtit t\u00eb shtetit? <\/p>\n<p>Votimi n\u00eb Parlament d\u00ebshmoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Socialiste askush nuk kishte pik\u00ebpyetje lidhur me rolin e Berish\u00ebs jo vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr grusht shteti n\u00eb 14 shtator 1998, por edhe m\u00eb p\u00ebrpara gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij nga 1992-1997. Rezultati i votimit me 100% t\u00eb votave pro heqjes s\u00eb imunitetit ka qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi edhe e past\u00ebrtis\u00eb q\u00eb ekzistonte tek mazhoranca, por edhe tek grupi i saj parlamentar shum\u00eb i madh i PS-s\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Mendoj se mosarrestimi i Berish\u00ebs erdhi si shkak i dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pasi nuk mund t\u00eb ishte politika ekzekutuesja e arrestimit t\u00eb Berish\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr atmosfera e asaj kohe ishte e dominuar nga k\u00ebrkesat e vazhdueshme e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr pajtim komb\u00ebtar. Edhe kur dha dor\u00ebheqjen qeveria Meksi u ngrit nj\u00eb qeveri q\u00eb u quajt Qeveria e Pajtimit Komb\u00ebtar. Edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga politika nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb vazhdonte t\u00eb flitej me k\u00ebt\u00eb slogan. Politika nd\u00ebrkomb\u00ebtare zgjodhi izolimin diplomatik dhe politik t\u00eb zotit Berisha si mjet p\u00ebr ta neutralizuar politikisht. Fatkeq\u00ebsisht n\u00eb dhjetorin e atij viti u b\u00eb nj\u00eb takim midis drejtuesve t\u00eb PS-s\u00eb dhe Sali Berish\u00ebs. Takim ky q\u00eb e riktheu Berish\u00ebn n\u00eb politik\u00eb. <\/p>\n<p>Sa t\u00eb \u201cfort\u00eb\u201d e shihni opozit\u00ebn? <\/p>\n<p>N\u00eb thelb mendoj se opozita e ka tradh\u00ebtuar mandatin q\u00eb i dhan\u00eb zgjedh\u00ebsit n\u00eb 23 qershor. Partia Demokratike dhe nj\u00eb pjes\u00eb e aleat\u00ebve t\u00eb saj u mandatuan p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb kushtetuese dhe aktive, \u201cgardiane\u201d e tendencave q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb gjithmon\u00eb mazhorancat p\u00ebr t\u00eb zgjeruar pushtetin e vet p\u00ebrtej kompetencave kushtetuese. Por opozita nuk po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ajo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb dor\u00ebzuar sepse ka ikur nga \u201cllogorja\u201d e luft\u00ebs institucionale politike. Mendoj se opozita \u00ebsht\u00eb e dominuar nga platforma e destabilizimit, besoj se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore q\u00eb kjo opozit\u00eb rri jasht\u00eb parlamentit. Por politika q\u00eb ndiqet nga opozita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj politike q\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb e suksesshme. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb rikthehet n\u00eb Kuvend. Kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e vendit sepse praktikisht vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe institucionale. <\/p>\n<p>Pse e kund\u00ebrshton PD-ja arrestimin e Fullanit? <\/p>\n<p>Mendoj se shkarkimi i Ardian Fullanit ishte nj\u00eb rezultante e logjikshme e zhvillimeve para dhe pas skandalit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Normale do t\u00eb kishte qen\u00eb q\u00eb zoti Fullani t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen menj\u00ebher\u00eb mbas identifikimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe n\u00ebse shkojn\u00eb p\u00ebr ndjekje penale nj\u00eb num\u00ebr kaq i madh punonj\u00ebsish t\u00eb institucionit ku ti drejton \u00ebsht\u00eb e logjikshme t\u00eb mbash nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb menj\u00ebhershme morale. Ajo q\u00eb e komplikon m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosja si truproj\u00eb e Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb un\u00eb shpesh e quaj edhe si \u201cturproj\u00eb\u201d. Duket q\u00eb interesat politike dhe lidhjet personale t\u00eb ishdrejtuesit por edhe t\u00eb drejtuesit aktual t\u00eb PD-s\u00eb jan\u00eb t\u00eb mpleksura me Fullanin. Un\u00eb kam p\u00ebrshtypjen sikur PD-s\u00eb nuk i intereson zbardhja e m\u00ebtejshme e problematik\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs. E them k\u00ebt\u00eb pasi aty mund t\u00eb ket\u00eb probleme q\u00eb e implikojn\u00eb edhe drejtuesit e qeveris\u00eb Berisha. Prandaj PD nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb r\u00ebndimit t\u00eb an\u00ebs penale t\u00eb Fullanit sepse ndoshta kjo gj\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor me drejt\u00ebsin\u00eb. Kjo besoj s\u00eb \u00ebsht\u00eb arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtij q\u00ebndrimi absurd t\u00eb PD-s\u00eb. <\/p>\n<p>1 vjetori i qeverisjes Rama-Meta <\/p>\n<p>Tashm\u00eb jemi fiks nj\u00eb vit n\u00eb qeverisjen e mazhoranc\u00ebs, mendoj se p\u00ebrgjith\u00ebsisht jemi brenda pritshm\u00ebrive. P\u00ebrtej propogand\u00ebs t\u00eb tipit elektoral nga ana e t\u00eb dyja pal\u00ebve si t\u00eb mazhoranc\u00ebs apo opozit\u00ebs, e them k\u00ebt\u00eb pasi praktikisht qeverisja nisi n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Un\u00eb shpesh e kam konsideruar situat\u00ebn po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb si n\u00eb vitin \u201997, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb disa aspekti si p\u00ebr shembull pun\u00ebsimi edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shteti kishte m\u00eb shum\u00eb punojn\u00ebs n\u00eb mbrojtje sesa n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb qeveris\u00eb nga demokrat\u00ebt. Kemi ecuri t\u00eb mir\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e rendit, n\u00eb mbushjen e gropave financiare dhe ekonomike q\u00eb la qeveria Berisha, ka zhvillime me prtishm\u00ebri shum\u00eb pozitive n\u00eb arsim por edhe n\u00eb aspekte t\u00eb tjera si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsia. Dua t\u00eb p\u00ebrmend edhe politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare e cila d\u00ebshmon se Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb faktor paqeje dhe stabiliteti, nj\u00eb faktor integrimi jo vet\u00ebm p\u00ebr vete por edhe p\u00ebr vendet e rajonit, nj\u00eb investitor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb. Natyrisht q\u00eb ka edhe ndonj\u00eb aspekt q\u00eb mendoj se mund t\u00eb ishte administruar brenda parametrave , profesionalizmit dhe meritokracis\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e em\u00ebrimeve n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore. <\/p>\n<p>Heqja e imunitetit t\u00eb deputetit Sali Berisha, 108 vota pro, asnj\u00eb kund\u00ebr <\/p>\n<p>Seanca parlamentare, e premte, 18.9.1998, paradite <\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Gjinushi &#8211; Sot n\u00eb rendin e dit\u00ebs kemi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar raportin e Komisionit t\u00eb Mandateve, t\u00eb Imunitetit e t\u00eb Rregullores lidhur me heqjen e imunitetit deputetit t\u00eb Kuvendit Popullor, zotit Sali Ram Berisha. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb komisionit raportin do ta mbaj\u00eb zoti Spartak Braho, kryetar i k\u00ebtij komisioni. Spartak Braho \u2013 <\/p>\n<p>VENDIM <\/p>\n<p>I.Komisioni i Imunitetit, i Mandateve dhe i Rregullores, i mbledhur sot, m\u00eb dat\u00eb 17.09.1998 n\u00eb or\u00ebn 12.00, n\u00eb prani t\u00eb 7 (shtat\u00eb) an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit (4 an\u00ebtar\u00eb munguan pa arsye), pasi shqyrtot k\u00ebrkes\u00ebn e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr heqjen e imunitetit deputetit Sali Ram Berisha, v\u00ebren se: Me shkres\u00ebn nr.1425, dat\u00eb 14.09.1998 Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, i ka k\u00ebrkuar Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit Popullor dh\u00ebnien e lejes p\u00ebr fillimin e \u00e7\u00ebshtjes penale, heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetit Sali Ram Berisha. N\u00eb relacionin shpjegues t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00eb shpjegimet q\u00eb ai dha n\u00eb prani t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit konstatohet se: Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb ka filluar procesin penal p\u00ebr kryerjen e krimit t\u00eb kryengritjes s\u00eb armatosur, parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal, ndodhur n\u00eb datat 13 dhe 14 shtator 1998 n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas provave t\u00eb grumbulluara nga organi i prokuroris\u00eb, ku p\u00ebrfshihen kasetat filmike, procesverbalet e pyetjes s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, incizimet, intervistat n\u00eb media dhe deklaratat, rezulton se nj\u00eb num\u00ebr institucionesh kryesore t\u00eb shtetit dhe objekte prone private jan\u00eb sulmuar me dhun\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur rendin kushtetues. Sipas provave t\u00eb paraqitura nga organi i prokuroris\u00eb, rezulton se: N\u00eb datat 13 dhe 14 shtator 1998, duke p\u00ebrfituar nga ceremonia mortore e ishdeputetit Azem Hajdari, Partia Demokratike dhe kryetari i saj, deputeti Sali Berisha, si edhe persona t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs, kan\u00eb nxitur qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr armatosjen e tyre, me synim pushtimin me forc\u00eb t\u00eb rezidencave qeveritare p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e rendit kushtetues. Nga zhvillimi i ngjarjeve t\u00eb paraqitura nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se, p\u00ebrve\u00e7 synimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur me dhun\u00eb rendin kushtetues, jan\u00eb kryer edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pla\u00e7kitjesh n\u00eb rezidencat kryesore t\u00eb shtetit, jan\u00eb goditur me arm\u00eb t\u00eb lehta dhe t\u00eb r\u00ebnda forcat e ruajtjes s\u00eb rendit, t\u00eb policis\u00eb dhe t\u00eb gard\u00ebs, si edhe personat zyrtar\u00eb q\u00eb punonin n\u00eb k\u00ebto institucione, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve dhe jan\u00eb keqtrajtuar fizikisht. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, rezulton se Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm paraqiti prova t\u00eb mjaftueshme lidhur me sulmin ndaj RTSH-s\u00eb, pushtimin e tij nga grupe t\u00eb armatosura njer\u00ebzish, militant\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruar nga funksionar\u00eb dhe ish-funksionar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie me synimin e dh\u00ebnies s\u00eb kushtrimeve p\u00ebr dhun\u00eb e luft\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrhapjen e shpifjeve e dizinformacioneve, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb orientuar edhe nga selia e PD-s\u00eb mes fakseve d\u00ebrguar n\u00eb RTV pas pushtimit t\u00eb tij. Lidhur me rolin nxit\u00ebs dhe organizator t\u00eb k\u00ebsaj kryengritjeje t\u00eb armatosur nga deputeti Sali Berisha, komisioni krijoi bindjen se ky rol ka qen\u00eb nj\u00eb vij\u00eb sjelljeje e tij gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs para datave 13 dhe 14 shtator, si edhe n\u00eb vazhdim, kur ende rezulton se n\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb ekziston nj\u00eb grup i armatosur njer\u00ebzish, tek t\u00eb cil\u00ebt, megjith\u00ebse u b\u00ebhet thirrje p\u00ebr dor\u00ebzim, nuk ka shenja t\u00eb ndryshimit t\u00eb q\u00ebndrimit. Argumentet e m\u00ebsip\u00ebrme, na krijojn\u00eb bindjen se deputeti Sali Berisha, i cili akuzohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb organizatorit t\u00eb kryengritjes s\u00eb armatosur, parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal, nga organi i prokuroris\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet penalisht p\u00ebr vepr\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme dhe, duke qen\u00eb se krimi i m\u00ebsip\u00ebrm, p\u00ebr t\u00eb cilin akuzohet, \u00ebsht\u00eb me rrezikshm\u00ebri t\u00eb theksuar shoq\u00ebrore dhe komb\u00ebtare p\u00ebr rendin kushtetues dhe se vet\u00eb i akuzuari paraqet rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore t\u00eb theksuar, \u00e7mohet se atij duhet t\u2019i hiqet imuniteti parlamentar, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb rrug\u00eb t\u00eb lir\u00eb organit t\u00eb prokuroris\u00eb t\u00eb kryej\u00eb hetimet dhe e autorizon at\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb procedim p\u00ebr deputetin Sali Berisha. Lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit p\u00ebr mas\u00ebn e sigurimit, dh\u00ebnien e lejes p\u00ebr arrestimin e deputetit Sali Berisha, komisioni \u00e7mon se kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk duhet votuar nga ky komision me arsyet se: -Zgjidhja e k\u00ebsaj k\u00ebrkese \u00ebsht\u00eb atribut ligjor i organit t\u00eb prokuroris\u00eb dhe gjykat\u00ebs, mb\u00ebshtetur dhe bazuar n\u00eb vendimin nr.10, dat\u00eb 10.8.1993 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila n\u00eb interpretim t\u00eb nenit 20 t\u00eb Ligjit Kushtetues, ka argumentuar se \u201cKur Kuvendi Popullor jep autorizim p\u00ebr procedim penal t\u00eb nj\u00eb deputeti, nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Kuvendi Popullor autorizim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr arrestimin e deputetit ndaj t\u00eb cilit ka filluar procedimi penal\u201d. (M\u00eb pas ngrihet komisioni me pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb, ku kryetar zgjidhet deputeti i pavarur Nikoll\u00eb Lesi. N\u00eb votim mor\u00ebn pjes\u00eb 113 deputet\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 108 votuan pro dhe kund\u00ebr apo abstenim asnj\u00eb deputet). <\/p>\n<p>Maksim Hasani &#8211; Si do t\u00eb procedohet m\u00eb tej tani q\u00eb iu hoq imuniteti Sali Berish\u00ebs? <\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Gjinushi &#8211; Nga prokuroria pati dy k\u00ebrkesa, por nga Kuvendi u dha p\u00eblqimi vet\u00ebm p\u00ebr heqjen e imunitetit p\u00ebr t\u00eb lejuar ndjekjen penale, nd\u00ebrsa mas\u00ebn e arrestit e vler\u00ebson prokuroria.\/shekulli\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Petro Ko\u00e7i, kryetar i Partis\u00eb PSV 91 dhe ish-minist\u00ebr i Rendit, 16 vite m\u00eb par\u00eb kur ndodhi tentativa p\u00ebr grusht shteti nga ana e PD-s\u00eb, pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit, kujton tani se arrestimi i Sali Berish\u00ebs nuk u arrit edhe pse Kuvendi me t\u00eb gjitha votat pro, ia hoqi imunitetin. M\u00eb pas ishin nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":48853,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[4884,929,52],"class_list":["post-10096","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-petro-koci","tag-sali-berisha","tag-shqiperi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10096","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10096"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10096\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10096"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10096"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10096"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}